Home KRYESORE Imami në emision, si më kërcënuat forcat e antiterrorist: “Do të thyej...

Imami në emision, si më kërcënuat forcat e antiterrorist: “Do të thyej brinjët”

Imami Armand Aliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga Drejtoria e Anti-terrorit. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24’ imami tha se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram, shkruan ‘BalkanËeb’.

“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit. Një nga SHKB-ja dhe një nga prokuroria e Tiranës.”, tha imami. Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami bëri disa deklarata të forta teksa foli për Komunitetin Musliman Shqiptar, ndërsa u shpreh se pjesëtarë të tij tremben kur e shohin në rrugë.

“Komuniteti mysliman trembet të ulet me mua, nuk shkëmbehen as në rrugë, kanë frikë. Unë nuk kam marrë leje nga Komuniteti Mysliman Shqiptar për deklaratat. Festat në islam janë adhurime, nuk janë si festat tona që ikim në Dajt apo restorant, dhe duke qenë se festat janë adhurime është e ndaluar, kështu ka vendosur profeti.” tha ai./opinion.al

Share: