Home KRYESORE Janullatos: Pasardhësi im në krye të Kishës do të jetë shqiptar

Janullatos: Pasardhësi im në krye të Kishës do të jetë shqiptar

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos në një intervistë për televizionin grek ‘Skai’ është shprehur se pasardhësi i tij në krye të kësaj kishe do të jetë një klerik shqiptar.

“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”,-ka thënë Janullatos, i cili drejton ortodoksët shqiptarë që prej vitit ’92.

Share: