Home KRYESORE “Jeruzalemi Lindor kryeqytet i Palestinës”, Kina mbështet Palestinën

“Jeruzalemi Lindor kryeqytet i Palestinës”, Kina mbështet Palestinën

Kina ka shprehur mbështetjen e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze iu përgjigj gazetarëve rreth idesë së disa vendeve myslimane që Jerusalemi Lindor të ishte kryeqytet i Palestinës.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) e bëri njoftimin në një samit në Stamboll të mërkurën dhe e dënoi vendimin e SHBA’së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
“Kina kupton shqetësimin e vendeve myslimane rreth statusit të Jerusalemit”, tha zëdhënësi Lu Kang, sipas mediave shtetërore të Xinhua, duke shtuar se ajo bën thirrje për një “zgjidhje të çështjes në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB’së dhe konsensusin ndërkombëtar”, transmeton oranews.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë Jerusalemin lindor territor të pushtuar palestinez, por shpreson që një ditë Jerusalemi të bëhet kryeqyteti i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Javën e kaluar OKB konfirmoi se pozicioni i saj mbetet i pandryshuar pas njoftimit të Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do ta pranonin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të lëviznin ambasadën nga Tel Avivi.

Kina gjithashtu kërkoi që të rifillojë menjëherë dialogu midis Izraelit dhe Palestinës, që mund të pasohet nga një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e drejtë ndaj çështjes palestineze.

Geng Shuang, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, shprehu shqetësimet javën e shkuar se deklarata e Trump do të shkaktonte një përshkallëzim të tensioneve.

 

Share: