Home KRYESORE “Më kanë vënë bombën!” Kush është biznesmeni që alarmoi policinë

“Më kanë vënë bombën!” Kush është biznesmeni që alarmoi policinë

Biznesmeni që dha alarmin në Policinë e Vlorës për një sasi eksplozivi të dyshuar pranë makinës së tij mbrëmjen e së premtes është Endrit Sabaudinaj, 30 vjeç.

Nga informacionet e para mësohet se ai ka në përdorim një lokal pranë Ujit të Ftohtë, ku në prill të këtij viti ndodhi një vrasje. Mbrëmjen e 20 prillit, mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë. Për ngjarjen u arrestua shtetasi Gani Tozaj, ngjarje e ndodhur pas një zënke midis tyre. Sakaq mësohet se Endrit Sabaudinaj, e ka marrë me qira këtë lokal disa muaj më parë.

Lidhur me ngjarjen e sotme, policia tha se mendohet se ka 300 deri në 500 gram eksploziv në pakon që ndodhej 2 metra larg makinës. Ka qene vetë Sabaudinaj që ka njoftuar policine pasi ka konstatuar pakon prane mjetit të tij (shih foton). Nuk ka ende asnjë të dhënë për konfliktet e mundshme apo shkaqet që kane çuar tek presioni me tritol që iu bë 30 vjeçarit./opinion.al

*Foto nga vendi i ngjarjes

Share: