Home KRYESORE Koalicion me LSI-në? Ruçi befason me përgjigjen

Koalicion me LSI-në? Ruçi befason me përgjigjen

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ftuar në “Top Story” në “Top Channel” tha një nga gabimet e mazhorancës është mosfunksionimi gjatë vitit 2016 i organeve për të monitoruar kanabisin në vend.

Po ashtu Ruçi foli edhe për denoncimet e opozitës për blerje të votës me para të ardhura nga paratë e drogës si edhe për çështjen e shumë për folur të ish-ministri të Brendshëm Tahiri.

Gazetari: Cilat janë gabimet që ka bërë mazhoranca sipas jush?

Ruçi: Një nga gabimet është mos zbatimi i misionit dhe detyrat e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty.

Gazetari: Keni një koment për cështjen Tahiri?

Ruçi: Politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë, çfarë do qëndrimi të mbaj unë do të kishte një ndikim, qoftë për fajësi apo pafajësi. Çdo politikan duhet të heshtë. Kështu që unë nuk mund të bëj komente qoftë për pozicionin personal edhe për atë të postit që mbaj.

Gazetari: A është tashmë një histori e mbyllur koalicioi me LSI-në në 2019?

Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë.

Share: