Home KRYESORE “Kush na përmbyt?” e the me shumë domethënie Profesor Fuga

“Kush na përmbyt?” e the me shumë domethënie Profesor Fuga

Nuk besoj se do të dalë dikush kushdo qoftë që të ta mohojë një “THIRRJE” të pamohueshme në të gjithë anësitë e analizës së dashurisë dhe zëdhënësisë për shqiptari.

Burrat e mençur të këtij kombi nga vijmë ne kanë qenë njerëz që kanë mbijetuar në kushtet dhe rrethanat e botës mbarë, ku, për fat të keq nuk kemi qenë vendim – marrës, por vendim – pagues (për të mos thënë vendim – poshtërues).

KY KA QENË FATI YNË!

Problem është si e kemi ndihmuar ose shkelmuar ne FATIN TONË?!

Po i rikthehem pyetjes SHEKULLORE “KUSH NA PËRMBYT?”.

Profesor Fuga, ju jeni filozof dhe pyetja juaj në brendësinë e saj ka qenësi filozofike që bart:

  • dashuri për vendin dhe popullin;
  • shqetësim për një të ardhme që e shohim shpirtëtisht afër dhe larg … konkretisht;
  • dhimbje për një dëshirë (aspitratë) të kahmotshme që na mundon si komb;
  • tejet vullnet të hekurt për të qenë ata që meritojmë (sikundër dëshmojmë në Europë e gjetkë se ta zotët jemi);
  • …;
  • ëndërr që nuk vdes që do të bëhemi një ditë.

Profesor FUGA!

Nuk po i drejtohem individit, por SHQIPTARIT QË KA DITUR TË MBIJETOJË NË SHEKUJ TË SHEKUJVE!

Që prej SKËNDERBEUT (këtij të parit të dheut tonë amë/atë edhe pse ia kemi gjetur do të “meta”) pa le burrave që e kanë udhëhequr këtë vend deri më sot, nuk kemi qenë të zotë për t’i analizuar dhe për t’u dhënë vendin që meritojnë.

TË GJITHË KANË BËRË ATË QË KANË MUNDUR NË KUSHTET DHE RRETHANAT E NJË BOTE PLOT INTERESA KU VENDE DHE KOMBE TË VEGJËL SI SHQIPËRIA JONË KA QENË E PAPËRKRAHUR, TË MOS THEMI E LËNË PAS DORE!

PROFESOR!

Ju jeni FRANKOFON! E KAM KËNAQËSI TA DEKLAROJ KËTË TË VËRTETË!

Por, FRANCA, përveç frëngjishtes së bukur, nuk ka ka dhënë ndonjë përkrahje/mbështetje në historinë e Shqipërisë moderne.

JU KENI QENË ME FAT QË KENI STUDJUAR, JETUAR, PUNUAR DHE KONTRIBUAR NË ATË VEND TË BEGATUAR NGA ZOTI.

LIRI, BARAZI, VËLLAZËRI!

Kur i mendoj dhe i citoj këto fjalë madhore nuk më hiqet nga mendja pyetja JUAJ:

“KUSH NA PËMBYT?!“.

Ndjehem keq sepse pa aspak mungesë ndjeshmërie, por me dhimbje të plotë, mendoj se edhe unë jam pjesë e përmbytjes.

E DINI PSE?

Sepse gjykojmë të tjerët që i zgjedhim vetë dhe nuk gjykojmë vetveten PËRSE KEMI GABUAR, PËRSE GABOJMË DHE PËRSE NUK DUHET TË GABOJMË PËR TË MOS U PËRMYTUR.

GJITHËSESI, I NDERUAR PROFESOR FUGA!

PYETJA JUAJ ËSHTË THIRRJE PËR KOMBIN TONË KËTEK E ANDEJ!

Aspak personale dhe me shumë respekt.

Kasem Seferi

 

Share: