Home KRYESORE Lulzim Basha i kthen përgjigje Donald Lu, ja çfarë i kujton

Lulzim Basha i kthen përgjigje Donald Lu, ja çfarë i kujton

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën në darkë ka reaguar përmes një thënie të Thomas Jefferson, për të sjellë në kujtesë shembullin e demokracisë amerikane në rastin e shkeljes së Kushtetutës.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se “Etërit themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën”.

Duke cituar Thomas Jefferson, autorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA, Basha thotë se rreziku më i madh për lirinë është qeveria kur shkel Kushtetutën e vendit, duke i kthyer kështu edhe një përgjigje deklaratës së Ambasadës Amerikane bërë ditën e sotme, e cila dënoi sjelljen e opozitës në sallën e Kuvendit.

Ambasada Amerikane u shpreh se denon me forcë dhunën që ndodhi sot në protestën para Parlamentit si dhe e quajti të papranueshme hedhjen e granatave tymuese në Parlament.

Thomas Jefferson: “Rreziku më i madh për lirinë amerikane është një qeveri që injoron Kushtetutën”

Share: