Home KRYESORE Miriami dhe Albani mahnisin publikun, në prag të surprizës së madhe!

Miriami dhe Albani mahnisin publikun, në prag të surprizës së madhe!

Këtë vit Alban Skëndëraj dhe Miriam Cani kanë qenë aktiv në muzikë si asnjëherë më parë. Në datën 28 nëntor, ditën e lindjes së vajzës së tyre Ameli, ata publikuan projektin e tyre “Dhurata”, një këngë e ardhur në bashkëpunim.

Kënga ishte një deditikm për vajzën e tyre, ndërsa ata kanë paralajmëruar se ky projekt nuk ka përfunduar ende. “

Por duket se surprizat nuk kanë mbaruar me kaq pasi vetëm pak ditë më parë, ata kanë njoftuar se kënga në fjalë do të vijë edhe në versionin aglisht, të titulluar “More than a song”.

Projekti i ri duket se do të shoqërohet edhe me një videoklip tjetër dhe duket se do të jetë po aq i mrekullueshëm sa i pari. Miriam Cani gjatë ditës së sotme ka publikuar një foto që duket e shkëputur nga klipi, e cila është padyshim një nga fotot më të bukura të çiftit.

Ata shihen të mbështetur në disa kangjella, të përqafuar duke parë njëri-tjetrin në sy, ndërsa në sfond shihet një qytet i mrekullueshëm i Firences në Itali./opinion.al

Share: