Home KRYESORE Oerd Bylykbashi: PS tenton kapjen e kryeprokurorit

Oerd Bylykbashi: PS tenton kapjen e kryeprokurorit

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat deklaroi sot se mazhoranca po tenton kapjen e prokurorit të përgjithshëm, për shkak të vakancës kushtetuese, që vetë mazhoranca e ka krijuar.

“PS kërkon që me 36 vota në parlament përfshirë edhe votën e Saimir Tahirit kërkon të votojë kryeprokurorin e ri për të mbyllur dosjet e nxehta të politikës”, tha ai.

“Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, Kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me memo. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë një ditë më parë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar se Adriatik Llallës i mbaron mandati në 7 Dhjetor (brenda dy ditësh) dhe do të zgjidhet një Kryeprokuror i përkohshëm deri në krijimin e KLP-së.

Share: