Home KRYESORE “Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut”: Beteja ligjore kunder taksave arbitrare.

“Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut”: Beteja ligjore kunder taksave arbitrare.

Shoqata “Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut” kryesuar nga bisnesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi dhe mbështetur nga përfaqësuesi i saj ligjor zyra e avokatisë “Bendo Law, Advocates & Legal Consultants” janë duke përgatitur çështjen gjyqësore në mbrojtje të interesave ekonomik të anëtarëve të saj sipërmarrës por edhe të të gjithë subjekteve të tjerë të cilët dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

Me këtë kërkim, do t’i drejtohemi organeve gjyqësore me qëllim rregullimin e efekteve ligjor të vendimit Nr.16 datë 01.03.2017 të Gjykatës Kushtetuese për subjektet të cilët kanë zbatuar me përpikmëri dispozitat ligjore të shfuqizuara.

Sjellim në vëmendje se tashmë hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës “Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut” duke shfuqizuar kështu si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 18 të ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, passjell shfuqizimin e ndryshimeve të taksave vendore të vendosura e të vlerësuara për periudhën Janar-Shkurt 2016.

Ju bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi person fizik apo juridik, anëtarë i Shoqatës “Për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut” por edhe të tjerë subjekt privatë të prekur nga këto ndryshime, të bashkohen në këtë çështje me qëllim mbështetjen e tyre ligjore në realizimin e të drejtave të tyre legjitime.

Share: