Home KRYESORE Shfaqen gjarpërinjtë në shtëpitë e përmbytura

Shfaqen gjarpërinjtë në shtëpitë e përmbytura

Qytetarë nga fshati Murqinë i fushë Krujës kanë denoncuar në mediat sociale praninë e gjarpërinjve në banesat e tyre te përmbytura tashmë.

Denoncime janë bërë në adresën e Tv Klan ku një banore shkruan se një prej anëtarëve të familjes së saj është pickuar nga gjarpri brenda banesës.

“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihëm nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”, shkruan banorja.

Ndonëse dimri nuk është stina tipike e gjarpërinjve, nuk është hera e parë që në zonat e përmbytura shfaqen këta reptilë të rrezikshëm.

Share: