Home KRYESORE Shqiptarët çmendin shërbimet e burgjeve britanike!

Shqiptarët çmendin shërbimet e burgjeve britanike!

Shërbimet e burgjeve në Britaninë e Madhe janë vënë në lëvizje dhe kanë paralajmëruar ndëshkime për tre të burgosur shqiptarë, të cilët kanë publikuar nga qelia e tyre e burgut foto të festës së Krishtlindjes.

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një shkrim ku tregon sesi tre të burgosurit ja kanë dalë të postojnë foto nga qelia edhe pse përdorimi i celularit brenda saj është i palejuar.

Tre djemtë shqiptarë kanë postuar një fotot ku shihen përpara tavolinës së shtruar dhe me gotat në duar, duke uruar:  “I urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet”. Nderkohe, ne sfond vihet re flamuri shqiptar i varur ne ambjentet e qelise.

Sipas “The Sun” njëri prej tyre është Ramadan Doçi, i cili u dënua këtë muaj me 6 vjet burg për trafik droge.

https://www.thesun.co.uk/news/5234551/brazen-albanian-lags-post-pictures-of-themselves-enjoying-christmas-dinner-in-british-jail/

Share: