Home KRYESORE Si ndiheni që jeni kallëzuar penalisht? Ja si përgjigjet Grida Duma

Si ndiheni që jeni kallëzuar penalisht? Ja si përgjigjet Grida Duma

Grida Duma në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, deklaroi se kjo situatë e kallzimeve është diçka qesharake, por gjëja më e mirë e kësaj historie është që aktivistët e PD-së janë liruar nga policia. Duma bëri me dije se frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores, por me këtë gjë që i kanë bërë shqiptarëve; duhet të ketë më shumë frikë maxhoranca.

Si ndiheni që jeni proceduar në gjendje të lirë?

Si ndihemi me situatat qesharake?! Si gjithmonë i kemi pranuar këto. Më vjen mirë që sot disa deputetë të PD ju gjendën aktivistëve që ishin marrë me idenë për t’i futur brenda për t’i frikësuar. Gjëja e mirë është që me asistencën dhe presionin e deputetëve të PD aktivistët kanë dalë. Frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores. Me këtë që i kanë bërë shqiptarëve duhet të ketë më shumë frikë maxhoranca.

Share: