Home KRYESORE Do ta dëgjosh bubullimën… ...

Do ta dëgjosh bubullimën… Nga Anna Akhmatova

Përktheu Elona Caslli

Do ta dëgjosh bubullimën

dhe do të më kujtosh

dhe do të thuash me vete

– Ajo i donte stuhitë-

Buzët e qiellit do të jenë flake të kuqe

dhe zemra jote si  dikur

 do të përndizet.

Një ditë, në Moskë,

 kështu do të ndodhë

dhe unë, për të fundit herë,

do të të përshëndes,

do të nxitoj drejt lartësive që kam mall

duke lënë hijen time pranë teje.

 

Share: