Home KRYESORE Video/ LSI kërcënon Ramën: Do e kesh fundin si Esat Pashë Toptani

Video/ LSI kërcënon Ramën: Do e kesh fundin si Esat Pashë Toptani

LSI ashpërson tonet me Kryeministrin Rama. Një here Monika Kryemadhi e më pas Petrit Vasili kane deklaruar se fundi i Ramës do të jetë si i Esat Pashë Toptanit.

Teksa dilte nga mbledhja e Byrosë, ku u pezullua 10 dite nga punimet e parlamentit,  Kryetarja e LSI u shpreh:“Çizmja është simboli paralajmërues për këtë junt të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri. Nuk ka për t’u ndalur, sepse nuk kanë për t’u ndalur shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit jo më në Tiranë.”

Disa orë më vonë Petrit Vasili shkruan në facebook: “Trafikantet e Rilindjes ose Esat Pashe Toptanet e rinj, qe ia kane shitur Shqiperine droges dhe krimineleve, denojne deputet me te rinj te Parlamentit se mbrojten Kushtetuten dhe Shqiperine. Dihet fundi i Esat Pashe Toptanit dhe cdokujt qe shet atdheun. Shqiptaret nuk falin…

Esat Pashë Toptani është vrarë më 13 qershor, 1920 në Paris nga Avni Rustemi. Ai është parë si një tradhtar i çështjes shqiptare që punoi vetem për interesin e vet.

Share: