Home KRYESORE Vjen i ftohti, temperaturat zbresin në -9 gradë

Vjen i ftohti, temperaturat zbresin në -9 gradë

Duket se këto ditë relativisht të ngrohta dhjetori nga nesër pritet t’ja lënë vendin temperaturave nën zero.

Sipas Accuweather, ndonëse reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, e marta premton mot me diell, por temperatura që në vlerat e tyre minimale në zonat qendrore pritet të shkojnë deri në minus katër gradë celcius.

Ulja do të nisë që nga dita e nesërme ku parashikohet një vlerë minimale deri në minus një gradë, për të kulmuar të martën, të mërkurën dhe të enjten në minus katër gradë celcius.

Ne veri te vendit dhe zonen juglindore te Korçës, temperaturat do te shkojne deri ne minus 9 grade.

Share: