Home KRYESORE Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të opozitës, zbulohet plani...

Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të opozitës, zbulohet plani Palokës

Grupi Parlamentar i PS-së kërkon nga Byroja e Kuvendit që të përjashtojë nga punimet e Parlamentit për 10 ditë, shtatë deputetë të opozitës, të cilët PS i bën përgjegjës për incidentet në seancën e 18 dhjetorit.

Socialistët kërkojnë që të përjashtohet, kryetarja e LSIsë Monika Kryemadhi, e cila ka përdorur fjalor fyes, ka goditur Kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin e seancës Gramoz Ruçi me çizme dhe me sende të tjera.

“Deputetja Monika Kryemadhi ka përdorur fjalë fyese ndaj Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të shërbimit të seancave. Deputetja Kryemadhi, gjithashtu, përveç fjalëve, ka goditur në drejtim të Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave me sende të forta: çizmet që mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar, i cili u shpërndahet deputetëve për zhvillimin e seancave”, thuhet në kërkesën e PS-së.

Po ashtu, veç Kryemadhit, PS kërkon që të përjashtohen dhe deputetët Endrit Brahimllari dhe deputetja Kejdi Mehmetaj. Brahimllari, sipas PS-së, ka përdorur fjalor fyes ndaj Kryeministrit dhe deputetëve, si dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre, po ashtu ka goditur punonjësit e Gardës.

Ndërsa deputetja Mehmetaj thuhet se ka sulmuar fizikisht deputetin Bujar Çela, duke i marrë kartën e votimit. Ndërsa për katër deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Flamur Noka, Endri Hasa dhe Bardh Spahia akuza është e njëjtë, futje në fshehtësi në Parlament të flakadanëve dhe goditja e Kryeministrit dhe përfaqë- suesve të Qeverisë.

“Kërkojmë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për marrjen e masës disiplinore të parashikuar në nenin 63, shkronja “ç’ të Rregullores “përjashtim nga pjesë- marrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë”, thekson kërkesa e PS-së.

Ndërkohë që mësohet se sot do të jetë i pranishëm në punimet e Byrosë Deputeti i PD, Edi Paloka, i cili do të prezantojë qëndrimin e tij dhe më pas do largoeht

QËNDRIMI

Për Gramoz Ruçin ngjarjet në seancën e së hënës janë të paprecedente në historinë e Parlamentit. Ai tha dje se deputetët u penguan të votojnë.

“E para, asnjë opozitë e deritanishme nuk ka tentuar që anëtarët ose simpatizantët e tyre apo tubuesit e tyre t’i kundërvihen me forcë policisë për të uzurpuar Parlamentin. Në asnjë rast, në 27 vjet ky është rasti i parë. E dyta, në asnjë rast nuk ka ndodhur që parlamentarët në seancën e Parlamentit të përdorin violencë dhe mjete të forta deri në tymuese e këpucë drejt Kabinetit Qeveritar apo drejtuesit të seancës. Së treti, në asnjë rast nuk ka ndodhur ushtrim dhune ndaj deputetëve për të privuar të drejtat e tyre si parlamentarë për të ushtruar legjitimitetin e tyre, për të rrëmbyer kartat elektronike për të mos ushtruar detyrën dhe të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Ruçi.

Kreu i Parlamentit tha se votimi ishte normal, edhe pse deputetët e PD-së dhe të LSI-së tentuan që të ndalonin procesin e votimit duke i marrë kartat. “I gjithë votimi, për mua, është absolutisht normal, brenda standardeve dhe po të ishte brenda normalitetit ju nuk do të numëronit 69 vota, por do të numëronit 72 vota pro Prokurores, pasi ,siç e thashë, që të dy deputetët e kishin votën të deklaruar, se ishin firmëtarë për kandidaten për Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme”, tha dje Ruçi.

AKUZA: “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’
Flamur Noka
Grida Duma
Edi Paloka

AKUZA: “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik
Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Ervin Salianji
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaci
Klevis Balliu
Gent Strazimiri

Kërkesa e plotë:

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Ne, nje grup prej shtate deputetesh te Kuvendit, anetare te Grupit Parlamentar te Paiiise Socialiste, te shqetesuar per ngarjet e renda te ndodhura ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 18.12.2017, nga disa deputete te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet:

  • perdoren nje gjuhe fyese dhe joparlamentare, si dhe u sollen ne menyre te padenje per funksionin e perfaqesuesit te popullit;
  • penguan zhvillimin normal te seances dhe ndermoren sulme personale ndaj deputeteve te shumices parlamentare dhe anetareve te Keshillit te Ministrave;
  • shkaktuan rremuje gjate zhvillimit te seances;
  • rrembyen me force disa karta votimi te deputeteve te mazhorances dhe per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em1onela Felaj nuk munden te marrin pjese ne votim, pra nuk munden te ushtrojne detyren e tyre publike;
  • perdoren fjalC fyese ndaj Drejtuesit te seances, Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe ndaj deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.

Me poshte ju paraqesim konkretisht shkeljet e renda te kryera nga keta deputete, te cilat jane te provuara edhe ne filmimet bashkangjitur kesaj kerkese.

Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur tjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.

Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te fo1ia: c;izmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shpemdahet deputeteve per zhvillimin e seancave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Em1onela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em10nela Felaj nuk rnunden te matTin pjese ne procesin e votirnit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.

Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.

Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputetja Ke,jdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te KeshiUit te Ministrave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votirnit katien personale te votimit te deputetit Bujar Cela.

Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete

piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te latie per jcten e

njerezve. Me pas ai i  ka ndezur flakaclanet clhe i ka hedhur ne clrejtim te Drejtuesit te Seances,

Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.

Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezvc. Me pas ai i ka ndezur dhc ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetarcve te Kcshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyrc punonjcsit e Gardcs se Republikcs, tc ngarkuar me detyren e ruajtjes se rcndit dhe qetesisc brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare tc Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjcsit e Gardes sc Republikcs, tc ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanc) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Kcshillit te Ministrave.

Bazuar ne nenin nr. 65, pika 2 te Rregullores, e paraqesim kete kerkese, me qcllim qe Byroja c Kuvendit te mblidhet per vlercsimin e mases se propozuar prej nesh: “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite”.

Kerkojme mbledhjen e Byrose se Kuvendit per marrjen e mases disiplinore te parashikuar ne nenin 63, shkronja “c;,” te Rregullores “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite” per deputetet:

Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te Levizjes Socialite per Integrim

Dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

ps1

ps2

ps3

ps4

Share: