Home KRYESORE Zbulohen kandidatët për pasuesin e Janullatosit/ Ja kush janë:

Zbulohen kandidatët për pasuesin e Janullatosit/ Ja kush janë:

Thoma Dhima, zëdhënësi i Kishës Ortodokse, njëherësh kryeredaktor i gazetës së Kishës, i ftuar në emisionin 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews, zbuloi kandidatët e mundshëm për pasuesin e Janullatosit.

Duke vlerësuar figurën e Kryepeshkopit Janullatos, Dhima tha se, akti i parë i Janullatosit ishte hapja e seminarit për klerikët e rinj. Të gjithë klerikët janë formuar brenda Shqipërisë”.

Duke folur për kandidatët e mundshëm për pasuesin e Kryepeshkopit Janullatosit, Dhima tha se, askush nuk e di kush do zgjidhet nesër. Por, kandidatë të mundshëm janë tre klerikë me origjinë greke dhe katër shqiptarë. Këta kanë të drejtë të zgjidhen nëse e vendos Sinoti, mbledhja e peshkopëve.

Sipas tij, në gjithë vendin janë 150 klerikë që shërbejnë. Minoritarë ka në mitropolinë e Gjirokastrës./360grade.al

Share: