Home KRYESORE 3 shenjat më kokëforta të horoskopit

3 shenjat më kokëforta të horoskopit

Kokëfortësia është një pjesë e karakterit që mund të kthehet në bezdisje për të tjerët. Nëse keni të bëni me njerëz që u përkasin këtyre 3 shenjave, ju e dini mirë se për çfarë po flasim. Njihuni më poshtë me shenjat më kokëforta të horoskopit.

Demi – Është e pamundur të bësh kompromis me ju, edhe pse në disa raste mund të jetë diçka pozitive, por për të tjerët jeni makth. Për të falur dhe për të harruar me ju nuk bëhet fjalë fare. Jeni njeri shumë egocentrik dhe i fokusuar te vetja juaj dhe as nuk doni t’ia dini për njeri. Ju nuk e merrni mundimin të kuptoni të tjerët.

Peshorja – Ju besoni se të mëshironi veten kur kohët janë të vështira, është një mënyrë e mirë për të mbrojtur zemrën dhe për mos tu dukur të dobët. Kur të tjerët ju kërkojnë falje keni një zakon të mos e bëni vetëm e vetëm për ego personale. Kjo ju bën të dukeni njeri i keq edhe pse nuk jeni. Duket e ashpër por ju interesoheni vetëm për veten. Jeni aq të grindur ndonjëherë, sa kapeni me gjëra të vogla dhe refuzoni të shihni pikëpamjen e të tjerëve. Kjo mund të jetë e mirë për ju, por njerëzit që ju kanë afër nuk e kanë edhe aq të thjeshtë.

Akrepi – Jeni padyshim një nga shenjat më të frikshme, veçanërisht kur jeni të inatosur. Nëse e thoni diçka do i qëndroni deri në fund, edhe po të jetë budallik me brirë. Nuk ka njeri t’iu ndalojë në kokëfortësinë tuaj, dhe ndryshe nga dy shenjat e mësipërme, ju mund të bëheni të rrezikshëm nga inati./Opinion.al

Share: