Home KRYESORE Aldison Beluli një javë më parë kishte paralajmëruar kushërinjtë e viktimës!

Aldison Beluli një javë më parë kishte paralajmëruar kushërinjtë e viktimës!

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në mesditë përpara QSUT-së në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Një vajzë vetëm 21 vjeçe studente e fakultetit të Drejtësisë mbeti e vrarë nga dora e njeriut që e përndiqte prej kohësh duke kërkuar lidhje me të. Ariela Murati e kishte refuzuar në vazhdimësi madje për këtë histori ishin të dijeni edhe të afërm të familjes.

Televizioni ABC News ishte sot në fshatin Dukas, në Zharrëz aty ku janë hapur dyert e mortit për të përcjellë vajzën e re në banesën e fundit. Zharrëza është vendlindja dhe Aldison Belulit, 23 vjecarit që studionte për Infermieri në Tiranë dhe që ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pasi vrau Arielen, ai qëlloi me pistoletë edhe veten.

Pikërisht këtë skenar ua kishte bërë të ditur kushërinjve të Arielës vetëm një javë më parë, por duket se ata nuk e kanë marrë seriozisht kërcënimin.

Gazetarja e ABC News që ishte në vendlindjen e tyre thotë se 23 vjeçari kishte debatuar me kushërinjte e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz. Djali kishte paralajmeruar se do te bente aktin, do vriste vajzen dhe me pas veten, madje kishte treguar edhe dy plumbat me te cilat kreu vrasjen.

Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë, por Aldison jo vetëm nuk hoqi dorë por çoi deri në fund skenarin e kobshëm. /Opinion.al


Share: