Home KRYESORE Berisha: Orest Sotën e liroi nga burgu Spartak Braho dhe Edi Rama…

Berisha: Orest Sotën e liroi nga burgu Spartak Braho dhe Edi Rama…

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, ka reaguar në lidhje me lirimin nga paraburgimi të biznesmenit Orest Sota, i cili kohë më parë u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy leje drejtimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se Sota u lirua si i pafajshëm edhe pse po transportonte Tahirin dhe milionat e tij.

Ai thekson se ishte Spartak Braho personi që i mbylli gojën drejtorit të Policisë së Elbasanit, ku më pas liruan dhe Sotën.

Shënimi i plotë i sali Berishes:

Lajmi i fundit nga narko-shteti!

Noriega urdheroi sot lirimin e Orest Sotes. Shkaku eshte se Oresti ishte i pafajshem sepse ai u arrestua vetem se po transportonte Saimir Trafikun dhe milionat euro te tij!

Kete vendim Noriega e mori pasi me keshilltarin e tij Braho i mbylli gojen drejtorit te policise se Elbasanit Qato, qe te harroje se ne makinen e Orestit ishte vete Saimir Trafiku, njeriu qe mban peng vet Ramen dhe Olsin e tij!

Share: