Home KRYESORE Dënohet Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV

Dënohet Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV

Katër deputetët e VV-së janë shpallur fajtorë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Albin Kurti u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, (1 vit e gjashtë muaj dënimi në total).

Albulena Haxhiu u dënua me 1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj (dënimi total 1 vit e 3 muaj)

Donika Kadaj –Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj dënim dhe Faton Topalli me 1 vit për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 3 muaj për pengim te ushtrimit te detyres(dënimi total: 1 vit e 2 muaj), raporton Express.

Të gjitha këto dënime janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e VV’së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale.Pra këto dënime nuk ekzekutohen nëse katër deputetët e dënuar nuk do të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Akt-gjykimi ndaj tyre u shpall në mungesë. Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhej në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së vendimit.

Katër të deputetët në 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë kanë penguar punën e legjislativit.

Share: