Home KRYESORE Duka: I bëj çdo lloj oferte Blushit për t’u kthyer në politikë

Duka: I bëj çdo lloj oferte Blushit për t’u kthyer në politikë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka bërë një ftesë publike Ben Blushit për t’u përfshirë në politikë. Gjatë një interviste në News 24, Duka u shprehu keqardhje për largimin e Blushit nga politika.

“Unë do isha i gatshëm t’i bëj çdo lloj oferte Blushit. Kam shpresë së në të ardhmen ai do të rikthehet sërish në politikë. Edhe nëse bëhet ndonjë pol i tretë politik, besoj Blushi do jetë një nga ata persona që do të na japë mendim për organizimin e tij”, tha Duka.

Javën e shkuar Ben Blushi deklaroi tërheqjen nga politika aktive dhe drejtimi i LIBRA-s, partisë e cila nuk arriti dot të futej në parlament. Flitet se Blushi mund të marrë së shpejti drejtimin e televizionit Top Channel.

Share: