Home KRYESORE BE fut 7 zyrtarë në listën e zezë!

BE fut 7 zyrtarë në listën e zezë!

Bashkimi Evropian vendosi në listën e zezë shtatë zyrtarë të lartë të Venezuelës lidhur me rolin e tyre në shkeljen e të drejtave të njeriut, përfshirë shefin e zbulimit të regjimit, i cili akuzohet nga blloku evropian për tortura.

Ministri i Brendshëm, Nestor Reverol dhe kreu i Gjykatës së Lartë së Venezuelës përfshihen gjithashtu në listën e personave, asetet e të cilëve bllokohen dhe u ndalohet udhëtimi. Këto janë sanksionet e para të vendosura nga BE-ja kundër anëtarëve të administratës së presidentit Nicolas Maduro.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me abuzimet e të drejtave në Venezuelë, atje ku protestat kundër presidentit Maduro vitin e kaluar u shndërruan në dhunë dhe ku kolapsi ekonomik ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimeve dhe ilaçeve. /360grade.al

Share: