Home KRYESORE Horoskopi, 24 janar 2018

Horoskopi, 24 janar 2018

Dashi

Dashuria ju krijon disa probleme këtë periudhë,si pasojë e futjes së venusit në bricjap . Mos ekzagjeroni me dyshimet tuaja sepse nuk do tju çojnë gjëkundi. Ruani qetësinë,dhe lëreni harmoninë të hyjë spontanisht në mardhënien në çift.

Demi

Prania e hënës te peshqit ju lejon të jetoni momente magjike dhe shumë romantike nën shoqërinë e partnerit tuaj . Kjo gjë do të reflektohet dhe në fytyrën tuaj dhe do tju bëjë të dukeni më bukur. Do të jeni të mirëpritur në festa të ndryshme.

Binjakët

Tensioni po shtohet në mënyrë të rrezikshme brenda jush. Ndikimet e futjes së hënës te peshqit dhe gjithashtu futjen e diellit dhe mërkurit në shigjetar,do tju bënjë të shpërtheni në nervozizëm. Ruani vetëkontrollin sepse të acaruarit nuk do tju sjellë asnjë të mirë.

Gaforrja

Momente të bukura dhe romantike janë të rezervuara për ju, falë prezencës së hënës në shenjën mike të peshqve. Lëreni veten tju marrë entuziazmi dhe ndiqni instinktet tuaja. Për një herë në jetën tuaj mos jeni dyshues por shijoni momentin.

Luani

Të gjithë duken sikur shohin detajet tek ju . Ndiheni nën shënjestër. Fajin për këtë e ka Neptuni që ndodhet në shenjën e Ujorit. Për pasojë do të jeni pak të shpërqëndruar. Fillloni jepini rëndësi detajeve të cilave në fillim do tju duken të pallogaritshme.

Virgjëresha

Prania e hënës te peshqit do tju bëjë të jeni të tensionuar. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni sepse gjërat shkojnë relativisht mirë për ju. Duhet të pushoni pak dhe të jeni më të qetë sepse këtë tension mund tja transmetoni dhe personave të afërt.

Peshorja

Si pasojë e futjes së Afërditës dhe Plutonit në Akrep, do të ndiheni si në kurth dhe nuk do të jeni në gjendje të shprehni aftësitë tuaja. Kjo nuk është një justifikim i mirë për të mos vazhduar së kultivuari talentet tuaja .

Akrepi

Keni një ndjeshmëri dhe telepati të rrallë . Nuk ka nevojë për shumë fjalë me ju, jeni të aftë ti njihni njerëzit nga detajet që për ju bëjnë diferencën. Sot do ta keni shumë të thjeshtë për të bërë njohje të reja dhe të vendosni se cila prej tyre vlen .

Shigjetari

Hëna tek peshqit ju bën të jeni më të shpërqendruar dhe ti bëni bisht përgjegjësive. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me paratë. Jeni në një periudhë ku duhet të minimalizoni shpenzimet tuaja, dhe të mendoni më shumë për kursimet tuaja .

Bricjapi

Nuk do shumë analiza për të kuptuar që keni një dëshirë të madhe për tu dashuruar. Pozicioni harmonik i hënës tek peshqit, ju bën që të kërkoni një raport të rendësishëm. Presoni që ju bën tju rrahë zemra fort, është fare pranë.

Ujori

Gjërat mund të nryshojnë shumë shpejt në dashuri, falë pranisë së uranit dhe hënës në shenjën mike të demit. Në vecanti mund tju vijë një valë pasionante në dashuri, e cila do tju lë të habitur por që dhe do tju kënaqë shumë .

Peshqit

Është një ditë me fat kjo për ju, falë prezencës së hënës në shenjën tuaj. Do të keni një rritje të vetëvlerësimit dhe të sigurisë. Në aspektin e dashurisë do të jeni me shumë fat dhe nuk do të mungojnë njohjet e reja. Bëni zgjedhjen e duhur.

Share: