Home KRYESORE Horoskopi, 3 Janar 2018

Horoskopi, 3 Janar 2018

Dashi – Mërkuri do iu ndihmojë të largoni rutinën nga jeta juaj në çift gjate kësaj dite. Duhet të shtoni edhe pak dozat e imagjinatës në mënyrë që atmosfera të ngrohet. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe sikur të përballeni me vështirësi. Me durim gjithçka mund të zgjidhet.

Demi – Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni një komunikim të mirë me partnerin dhe kjo mund të sjellë goxha probleme. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë një lotarie që mund të fitoni.

Binjakët – Tregohuni gjithë kohës të disponueshem për partnerin tuaj sot dhe jepini atij ndihmën e duhur nëse do ua kërkojë. Toleranca gjithashtu do ishte një virtyt i çmuar. Me financat duhet të tregoheni shumë të matur. Edhe shpenzimet e nevojshme duhet t’i kryeni me kujdes.

Gaforrja – Nëse kohet e fundit e keni neglizhuar partnerin tuaj, sot duhet te kujdeseni me tepër për të dhe t’ia plotësoni dëshirat. Ka disa persona të jashtëm që po presin rastin t’ua rrëmbejnë, kështu mos ua plotësoni dëshirat. Në planin financiar situata do vazhdojë të mbetet e njëjtë, por të paktën probleme nuk do ketë.

Luani – Duhet me patjetër t’i sqaroni mosmarrëveshjet që keni pasur në jetën tuaj në çift sot dhe të filloni të bëni plane për të ardhmen. Nëse lini gjithçka pas dore do jetë tepër vonë. Situata financiare do jetë mjaft pështjelluese, prandaj kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha – Asgjë nuk do shkojë sipas parashikimeve tuaja gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, prandaj bëni shumë kujdes me ato që do thoni. Partneri nuk do jetë me humor të mirë dhe do i ngelet qejfi shpejt. Situata financiare do jetë shumë shqetësuese dhe problematike. Kërkoni ndihmë!

Peshorja – Do vendosni njëfarë distance me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe ambienti në çift do fillojë të ftohet. Yjet këshillojnë të mos e lëshoni veten dhe t’ia lini kohës gjithçka sepse nuk do arrinit të ruanit lidhjen e krijuar prej kohësh. Financat do mbrohen gjatë gjithë kohës nga planetët.

Akrepi – Jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e bukur sesa ju e kishit menduar. Do arrini t’i shprehni më lirshëm ndjenjat dhe do jeni gati të përjetoni eksperienca të reja me partnerin. Të ardhurat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen. Edhe në këtë plan do ndiheni më të qetë.

Shigjetari – Do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të flisni qetësisht me të. Gjithsesi yjet këshillojnë të mos dorëzoheni deri në minutën e fundit. Financat do jenë paksa të ndërlikuara, por me ndihmën e miqve mund t’ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën.

Bricjapi – Një klimë e ngrohtë bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin do thurni edhe plane për te ardhmen. Financat do jenë paksa delikate sepse do iu duhet të kryeni shpenzime të mëdha, por të domosdoshme.

Ujori – Partneri do ketë shumë angazhime gjatë kësaj dite dhe nuk do mund t’iu kushtojë dot aq koha sa dëshironi. Mundohuni të tregoheni më të kuptueshëm dhe të mos i mbani atij mëri. Në planin financiar mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër tani që situata është më e qëndrueshme.

Peshqit – Çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe atij që keni në krah gjatë kësaj dite, madje do i zgjidhni me shume qetësi problemet që keni pasur. Nuk do ngurroni as të kërkoni falje nëse e keni pasur ju gabimin. Në planin financiar do jeni të detyruar të merrni disa masa strikte.

Share: