Home KRYESORE Horoskopi javor, 15 deri në 21 Janar 2018

Horoskopi javor, 15 deri në 21 Janar 2018

DASHI
Dashuria: Më në fund Venusi ka vendosur të bëjë paqe me ju. Për këtë, nga e enjtja do të jetë më e thjeshtë të besoni në dashuri, tek personi që doni dhe tek idetë e tij, qëllimet e fjalët. Një gjendje që do t’ju bindë të jetoni me entuziazëm të madh çdo gjë që do të mbushë fundjavën tuaj në çift. Është koha të doni përsëri.

Puna dhe karriera: Hëna e re e cila në mes të javës do të formohet pikërisht në atë pjesë të qiellit që flet për impenjimet, tregon për mundësi dhe ndryshime të reja. Provoni t’i mirëprisni me optimizëm.

E veçanta e javës: Bëni kujdes me fjalët dhe veprimet e hutuara të fundjavës. Nuk do të bëni figurë të mirë.

DEMI
Dashuria: Venusi spostohet dhe bashkë me të, ndryshojnë dhe ekuilibrat duke rregulluar raportet tuaja me çështjet e zemrës. Vendosni të mos rreshtni së përpjekuri për t’i shfaqur afeksion personave që doni, bëjeni këtë edhe kur jeni shumë të zënë me punë ose me gjëra të tjera.

Puna dhe karriera: Venusi akoma flet për ty. Sepse planeti i ëmbël të thotë se vëmendja dhe përfshirja jote në çështjet e zyrës janë të destinuara të rriten në mënyrë të ndjeshme. Përgatituni për një lloj të ri impenjimi.

E veçanta e javës: Në fundjavë vendosi t’i dedikosh një pjesë të kohës tënde të lirë dikujt në shtëpi. Ose thjesht qëndroni në shtëpi për të sistemuar ose rregulluar dhomën tuaj rrëmujë.

BINJAKËT
Dashuria: Do të bësh ca llogari me partnerin tënd i cili aktualisht mendon ndryshe, nuk kënaqet me gjërat e zakonshme, situatat dhe pasionet normale. Për fat të mirë Venusi, i cili tani është në një pozicion të shkëlqyer, do të të ndihmojë të fitosh kapacitetet e duhura për ta joshur dhe për të mos e vënë në siklet. Partneri yt është i fiksuar me erosin, kurse ti me ndjenjat.

Puna dhe karriera: Nëse puna në këtë periudhë ka nevojë për më shumë impenjim dhe vëmendje, ja që dikush do të vijë me ide dhe plane të reja. Bëj të pamundurën për të mos qenë mbrapa, por pa hyrë shumë shpesh në garë me të.

E veçanta e javës: Të shtunën Neptuni do t’ju bindë ta merrni lehtë e të zgjoheni vonë. Dielli do t’ju bëjë tip pak më tonik.

GAFORRJA

Dashuria: Duhet të dëgjoni hënën e cila në ditët e ardhshme do të jetë në pozicion të kundërt me shenjën tënde dhe mund të kesh papritur dëshirë të ndryshosh diçka në raportin tënd. Ose do të jeni të hapur ndaj një propozimi apo korrigjimi në marrëdhënien tuaj. Kujtoni se çdo energji evolutive është gjithmonë e dobishme.

Puna dhe karriera: Marsi vazhdon të jetë një mik dhe një aleat që do t’ju ndihmojë të jetoni maksimumin në raportin tuaj me profesionin. Shfrytëzoni këtë favor të qiellit për të treguar kush jeni dhe ç’mund të bëni.

E veçanta e javës: Dielli dhe Venusi konfirmojnë se mund të provoni të delegoni detyra dhe impenjime tek dikush të cilit i besoni. Bëjeni nëse mendoni se vetëm nuk mund t’ia dilni dot.

LUANI
Dashuria: Dielli dhe Venusi kalojnë në pozicion të kundërt duke ju bindur ta jetoni dashurinë dhe pasionet me një energji të re, të ndryshme. Duhet të provoni ta luani këtë lojë pa kërkuar shumë shpjegime e llogari. Një rast i mirë për t’i treguar finesë dhe interes dikujt që dëshiron t’ju vërë në qendër të vëmendjes.

Puna dhe karriera: Ende Venusi ju sfidon të njihni rëndësinë e duhur të gjërave në zyrë duke stabilizuar prioritetet dhe gjërat e rëndësishme duke respektuar gjërat më të rëndësishme, ndoshta urgjente.

E veçanta e javës: Hëna e re e së mërkurës do të jetë një mundësi e mirë për të iniciuar diçka që i bën mirë trupit dhe ekuilibrit.

VIRGJËRESHA
Dashuria: Nëse Mërkuri në këtë periudhë iu bën të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj kënaqësisë, Jupiteri mund t’ju bindë të mos e ekzagjeroni. Yjet e kësaj jave duken premtues, duhet t’i jetoni momentet.

Puna dhe karriera: Do të keni një mendje të lehtë dhe të shndritshme e si pasojë, idetë dhe zgjidhjet do t’i keni gati për çdo problem. Do të jetoni momente intensive, por me inteligjencë.

E veçanta e javës: Të shtunën Neptuni ju thërret për relaks, kujdes për veten e shtendosje. Provoni t’u besoni këshillave të tij.

PESHORJA
Dashuria: Të mërkurën Hëna e Re do t’ju ndihmojë të thoni fjalë me peshë dhe një sens përgjegjësie që ta japin yjet. Prej të enjtes në sajë të Venusit do të keni dëshirën për t’u argëtuar, për të qenë simpatikë dhe intrigues.

Puna dhe karriera: Në mes të javës, duhet të vendosni t’i përkushtoheni disa impenjimeve serioze dhe me volum. Do të duhen edhe sakrifica nga ana juaj.

E veçanta e javës: Në fundjavë dilni do të sjellë në plan të parë miqësinë, një marrëdhënie që duhet të rizbulohet dhe rivlerësohet. Bëni vend për njerëzit që doni.

AKREPI
Dashuria: Do ta keni të vështirë të kënaqni gjithë energjinë dhe pasionin tuaj në një marrëdhënie që ka gjasa të sforcohet pak. Keni nevojë të ndjeni që partneri di t’ju argëtojë dhe t’ju shohë si shok të aventurës e jo vetëm të jetës. Provoni të kuponi nëse është e mundur.

Puna dhe karriera: Bëni gjithçka për të mos humbur simpatinë dhe miqësinë e një kolegu për të cilin do të keni nevojë shumë shpejt. Krijoni aleatë për të cilët do të keni nevojë më shpesh se të tjerët.

E veçanta e javës: Si thoni të ndryshoni pak sjellje dhe të ndaloni pak, ta merrni pak më lehtë në raport me dikë? Bëjeni këtë për të qenë një hap para tij.

SHIGJETARI
Dashuria: Nga njëra anë je ti që falë Plutonit i cili të shkel syrin, po shijon një energji dhe fuqi vërtet speciale, unike…kurse nga ana tjetër është partneri që po përjeton një periudhë më të ngadaltë, më pak intensive dhe gjithmonë të ndjeshme ndaj gjërave që shkojnë e s’kthehen më. Gjeni një mënyrë për të tërhequr drejt vetes vëmendjen e tij.

Puna dhe karriera: Kujtohuni që në këtë moment, jo vetëm keni një energji praktike e mendore speciale, por edhe mund të mbështeteni tek njerëz që janë gati për të ndarë me ju angazhime dhe përgjegjësi të llojeve të ndryshme. Kështu gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

E veçanta e javës: Përpara njerëzve të shpërqëndruar dhe të pakujdesshëm, në fundjavë ju do të vendosni të adaptoni një stil të qeshur dhe të këndshëm. Edhe nëse nuk keni dëshirë në çdo moment.

BRICJAPI
Dashuria: Nuk mund ta injoroni Hënën e Plotë e cila të mërkurën do të rilindë pikërisht në shenjën tuaj. Përdoreni këtë fenomen qiellor për të vendosur diçka të rëndësishme me partnerin tuaj, për të provuar të ndryshoni një të tashme që ka nevojë të rritet, të evolojë. Bëjeni duke mbetur të palëkundur në atë që besoni vërtet.

Puna dhe karriera: Venusi do t’ju ndihmojë të jeni miqësor me profesionin deri të enjten, kur gjërat do të zbehen dhe do të jetë e nevojshme vëmendja juaj. Kërkoni ndihmë nëse nuk e bëni dot mirë diçka.

E veçanta e javës: Mërkuri, tashmë në shenjën tuaj do t’ju shpërqëndrojë pak në fundjavë, së bashku me Neptunin. Për këtë duhet t’i jepni vetes një fundjavë të lehtë, miqësore dhe relaksuese. Asgjë më shumë.

UJORI
Dashuria: Jeni gati të mirëprisni Venusin dhe Diellin, ose energjitë kozmike që flasin për ëmbëlsi dhe thjeshtësi në raportet intime. Heshtja e zemrës duket se ka mbaruar, kështu që tani duhet të përballeni me pasionet dhe energjitë më pozitive të dashurisë. Mos harroni ta bëni gjithçka argëtuese.

Puna dhe karriera: Të mërkurën përpiquni të ndryshoni diçka që ju pengon të jepni më të mirën në zyrë. Bëjeni këtë duke pyetur veten ose duke reflektuar ndaj kritikave të dikujt. Do t’ju shërbejë.

E veçanta e javës: Ardhja e Diellit në shenjën tuaj të shtunën, i jep start një sezoni që ju ndihmon të jeni më të përfshirë në marrëdhëniet me të tjerët. Një ndjesi e bukur.

PESHQIT
Dashuria: Ç’ndodh kur Jupiteri juaj të ketë kontakt me Pultonin e thellë dhe pasionant? Thjest, energjitë e zemrës bëhen të veçanta ,të rëndësishme, të çmuara. Do të jetoni një fundjavë të nxehtë, plot mendime e dëshira, por ndoshta në këtë rrugë, partnerin do ta gjeni pak të hutuar.

Puna dhe karriera: Përqëndrohuni për një moment tek pushimi, kjo javë nuk do të jetë shumë e zhurmshme ose e rëndësishme, kështu që do të gjeni ekuilibrin dhe qetësinë. Edhe kolegët e bashkëpunëtorët duket se nuk janë të disponueshëm për të dhënë maksimumin.

E veçanta e javës: Hëna të mërkurën do t’ju vërë në kontakt me një mik dhe të rejat e tij. Diçka që edhe mund të ndryshojë disa nga perspektivat tuaja.

Share: