Home KRYESORE HWPL hap dialogun ndërfetar me përfaqësuesit fetarë për të diskutuar sekularizmin dhe...

HWPL hap dialogun ndërfetar me përfaqësuesit fetarë për të diskutuar sekularizmin dhe paqen në Portugali

Sekularizimi është konsideruar shqetësimi kryesor në bashkësinë fetare nderboterore. Sipas një regjistrimi të popullsisë në vitin 2011, 84% e popullsisë portugeze pretendojnë të jenë fetarë, por trendi që qëndron pas përqindjes tregon rënien e besimit të njerëzve.

Më 14 janar, në Porto, Portugali, u mbajt një forum për të diskutuar fenomenin aktual të fesë dhe shoqërisë të quajtur “Forumi i Paqes i HWPL: Sekularizimi, feja dhe paqja”.

Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL), OJQ ndërkombëtare e atashuar me ECOSOC të OKB-së, nga 14 deri në 16 janar 2018 organizoi këtë forum ne takimet e vazhdueshme të dialogut ndërfetar me përfaqësues fetarë.

Diskutimi ndër-fetar përmes studimeve krahasuese mbi Shkrimet e Shenjta si baza e përbashkët e Paqes ka qenë dhe është një projekt i madh i paqes i HWPL për të propozuar Fenë si një instrument  ndërtues i Paqes.

“Kishat u ndërtuan për qëllimin e vetëm të fesë Paqen me Zotin. Por për rreth 25 vitet e fundit, njerëzit nuk kanë interes njësoj për fenë dhe tani nuk kemi ndonjë aktivitet fetar domethënës për shoqerine. Është për të ardhur keq që është shfaqur kështu situata jone”, tha Analdina Rocha, përfaqësuese e Kishës së Shën Françeskut.

Nga ana tjeter Prof. Helena Vilaça, profesoreshë e departamentit të sociologjisë në Universitetin e Portos, theksoi: “Fetë e percara shkaktojnë konflikte dhe dhunë. Çdo Fe insiston në gjëra që janë të shquara dhe specifike në fenë e tyre dhe kjo çon në dhunë. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem” duke shtuar se realiteti aktual vjen nga mungesa e dialogut midis feve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm te tyre.

HWPL po kryen projekte globale për të përhapur një kulturë të paqes bazuar në Deklaratën mbi Paqen dhe Ndalimin e Luftës (DPCW) të hartuar nga vete HWPL me ekspertë nga e Drejta Ndërkombëtare me qëllimin kryesor për të propozuar zgjidhje për paqen globale.

Kjo OJQ trajton parimet e zgjidhjes së konflikteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për ndërtimin e paqes, si ne respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare po ashtu edhe zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve me qëllimin kryesor përhapjen e një kulture te Paqes.

Share: