Home KRYESORE Ikja e Blushit nga politika, A ka ndonjë gjë të re nga...

Ikja e Blushit nga politika, A ka ndonjë gjë të re nga fronti i … Shqipërisë?!

Të gjithë mbajmë shënime nga ato që lexojmë dhe dëgjojmë dhe, natyrisht, nxjerrim përfundime nga ato dukuri me të cilat ndeshemi në jetën tonë.

Një prej këtyre përfundimeve të këtyre viteve të fundit është se gënjeshtra shëtit e shëtit gjatë derisa vjen koha që e vërteta të marrë frymë lirisht.

Dhe një nga të vërtetat që merr frymë lirisht është se politikani që i përkushtohet popullit të tij bën atë çfarë duhet të bëjë, pavarësisht pasojave personale, pavarësisht prej pengesave, rreziqeve dhe presioneve, dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.

Politikanit shqiptar në këto momente i nevojitet aftësia për të parashikuar çfarë do të ndodhë nesër, javën që vjen, muajin që vjen dhe vitin që vjen dhe, natyrisht, të ketë aftësinë që më pas të shpjegojë përse nuk ndodhi ashtu siç e parashikoi ai.

Pra, qëndrimi i politikanit si një gjë e vogël kërkon një rezultat të madh.

As forca dhe as zgjuarsia, por përpjekjet e vazhdueshme janë kyçi i potencialit të pakufizuar të politikës.

Me të drejtë kuraja e politikanit vlerësohet si një prej cilësive njerëzore parësore për arsye se është ajo cilësi që garanton gjithë të tjerat.

Është pikërisht ajo që duhet për të qëndruar dhe folur drejt; është gjithashtu pikërisht ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar atë që do qytetari dhe jo pushteti i kryetarit.

Me pak fjalë: politikanit i kërkohet të negociojë jashtë frikës, por kurrë të mos frikësohet për të negociuar.

Konformizmi i politikanit në lidhje me çështjet më të mprehta ekonomike të vendit sot është i burgosuri i lirisë së fjalës dhe armiku i rritjes ekonomike.

Çfarë mendojnë qytetarët?

Cilat janë justifikimet e këtyre mendimeve?

Cilat janë vuajtjet?

Çfarë nevojitet?

Çfarë mund të bëhet më mirë?

Çfarë duhet bërë?

Në Shqipëri kemi politikanë të zakonshëm që mendjoën për zgjedhjet e ardhshme dhe fatkeqësisht nuk po shohim ndonjë politikan vizionar që të mendojë për gjeneratat e ardhshme.

Dyfytyrësia e politikanit në Shqipëri nuk është rrjedhojë e qëndrimeve dhe e moralit të njëjtë, por e hendekut që ai ka krijuar midis asaj që thotë dhe asaj që bën.

Politikani shqiptar ka dëshmuar se nuk është votuar si kandidati më i mirë, por si kandidati që i bën më pak dëm kryetarit të partisë.

Harrojnë se janë të zgjedhur dhe nuk mendojnë asnjëherë se janë bërë të mërzitshëm.

Politikani shqiptar është shembull i artit të sherrit, që e kërkosh edhe atje ku ai nuk ekziston, duke e diagnostikuar atë sipas oreksit dhe interesave të orientuar nga oreksi i kryetarit si dhe duke zbatuar formulën e gabuar për të zgjidhur një çështje të rëndësishme.

Me qëllim që të marrë kolltukun, politikani shqiptar ka pozuar gjithnjë si shërbëtor i popullit dhe nëpërmjet artit të sjelljes për të marrë votat e njerëzve të thjeshtë dhe paratë e bizneseve për fushatë, u kanë premtuar qytetarëve atë nuk e janë në gjendje ta bëjnë.

Çdo politikan në pushtet energjitë kryesore ia kushton përpjekjeve për t’i provuar opinionit publik se pala tjetër është e papërshtatshme për të qeverisur.

Politikanët shqiptarë ashtu si në ekonomi, nuk përballen me konkurencën e drejtë në treg, por ndihen të vetëkënaqur me gjendjen aktuale, duke dështuar të venë në dyshim idetë e tyre në lidhje me zhvillimet e reja.

Detyra kryesore e politikanit shqiptar është puna me opinionin publik për të bërë të mundur atë që sot politikisht është e pamundur.

Kur politikani shqiptar bëhet pjesë e tërheqjes së litarit për të marrë një ose disa pjesë në tepsin/kulaçin e të ardhurave është e pamundur që shoqëria të ketë një qeveri të këndshme.

Nëntëdhjetë për qind e politikanëve shqiptarë i kanë më shumë se … për qind të reputacionit të keq të vendit. Prandaj i madhi Sharl de Gol ka thënë: “Kam ardhur në përfundimin se politika është një problem tejet serioz për t’ia lënë politikanëve.“.

Në vend që kryeministrit shqiptar t’i jepen çelësat e vendit, do të kishte qenë më mirë t‘i ndrronin bravat e dyerve të ministrisë, për arsye se “shohin dritë në fund të tunelit, dalin jashtë dhe hynë në një tunel tjetër.“, dhe, njësoj si magjistarët tërheqin vemendjen e njerëzve larg nga ajo që po bëjnë në të vërtetë.

Ka një nxitje dhe duf te politikani opozitar për të sharë dhe kritikuar ndërkohë që i gjithë populli, pa përjashtim, vuan një ndryshim të madh nga varfëria dhe pasiguria (veçanërisht te rinia) për të ardhmen që po përhapet duke shuar gjithçka që është arritur që gjithçkaje më pas duhet nisur nga e para.

Rënia e kurajës, veçanërisht ndërmjet grupeve të elitës intelektuale, ka shkaktuar përshtypjen se ka humbur kuraja nga e tërë shoqëria, por ka ende shumë individë kurajozë që nuk kanë influencë përcaktuese në jetën publike dhe po veprojnë në drejtim të kundërt me burokratët e politikës jashtë frikës, që ua lidh gojën dhe i paralizon kur u duhet të merren me njerëz agresivë si Kryeministri Rama që kultivojnë vesin në opinionin publik, sikur duan të thonë se rënia e kurajës konsiderohet fillimi i fundit të luftës kundër vesit me metoda demokratike.

Sjellja e pacipë e politikës shqiptare deri më sot, ka sjellë paragjykime të forta me shumicë dhe verbëri, të cilat janë më të rrezikshmet për dinamikën e periudhës së tanishme ku ka hyrë demokracia shqiptare, sepse ka krijuar një lloj korace të ngurosur që rrethon mendjen e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm.

Sjellje të tilla të kthejnë prapa në vitet e socializmit, korentit më fals dhe më të rrezikshëm të historisë njerëzore, të cilën shqiptarët duan ta lenë prapa njëherë e përgjithshmonë për shkak të shkatërrimit që i bëri shpirtit njerëzor të tyre dhe ku errësira gati e niveloi shoqërinë shqiptare deri në vdekje.

Por mesa duket zhvillimi i humanizmit për disa njerëz po bëhet gjithnjë e më shumë materialist, si dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë mbi të drejtën e spekullimit dhe manipulimit sipas mënyrës së formuluar nga Karl Marksi në vitin 1844 se “komunizmi është humanizëm i natyrshëm.”.

Frika, paniku dhe histeria në mendjet e qytetarëve të çojnë drejt absolutizimit të pushtetit, ose drejt metodave për ta shkatërruar demokracinë nëpërmjet shtypjes së lirive civile dhe përndjekjes, teknika këto që i kanë bërë njerëzit progresistë të tërhiqen nga jeta publike.

Dalja nga shoqëria e ngrirë diktatoriale, po paguhet me çmimin e gjendje të re, ku papunësia, varfëria, dekompozimi i lidhjeve grupore, transformimi tejet i stërgjatë i sistemit ekonomik të planifikuar dhe çentralizuar drejt tregut të lirë e kanë çuar vendin dhe shoqërinë shqiptare jo rrallë në situata shpërthyese, në të cilat janë shfaqur dy rreziqe:

  • i pari është krimi;
  • ndërsa i dyti është populizmi dhe

Që të dy nuk lenë pa shfrytëzuar tmerrin dhe frikën.

Vihet re një patologji e rrezikshme sidomos në ndërthurrjen e politikës me ekonominë: korrupsioni dhe klientelizmi shfaqen si:

  • vazhdimi i monopolit të partisë komuniste nga njëra anë; dhe
  • nga ana tjetër si fillimet e një kriminaliteti të ri, sepse organizatat e fuqishme kriminale kërkojnë të ndikojnë apo të sundojnë gjithnjë e më shumë proçeset demokratike, sidomos zgjedhjet, duke bërë të mundur që proçedurat demokratike të duken sikur i kundërvihen demokracisë.

As droga, madje as alkooli nuk shkaktojnë sëmundje themelore të shoqërisë. Në qoftë se do të kërkohet burimi i shqetësimeve të qytetarit shqiptar, nuk duhet të testohen politikanët për drogë, por duhet të testohen për padije, lakmi dhe, veçanërisht, për dashurinë që kanë për pushtet.

Në më shumë se dy dhjetëvjeçarë qytetari shqiptar e ka parë çdo qeveri si një parlament kurvash, pa arritur të kuptojë se shqetësimi i vërtetë është se vetë qytetarët janë përsorur si kurva nga politikanët.

Prirja e një qeverie që beson se ka pavarësi absolute (pra, pushtet absolut për të shumicës së votave në Kuvend) po rezulton në perqendrimin e autoritetit, shpesh, me mjete ekstrakushtetuese dhe, me gjasë, të ketë pritshmëri të zymta.

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: