Home KRYESORE Kaseta e Ramës në Onkologjik… Nga Albana Vokshi

Kaseta e Ramës në Onkologjik… Nga Albana Vokshi

4 vite nuk siguroi ilaçet e kurat për të sëmurët me kancer, sepse thjeshte nuk donte… çoi mbi 400 mln Euro në 4 koncesione qe ja dha miqve e sponsorve të fushatave për kolltukun e tij në Kryeministri…

Por tani, në rolin e “Mëshirëmadhit”, siguroi brenda javës kurat…

Pra kishte detyrën dhe mundesinë, por nuk e ka bërë më parë. I ka lënë njerëzit të sorollaten dyerve të spitaleve, të harxhojnë çdo qindarkë, të shesin çdo gjë madje të marrin edhe borxhe e kredi… I ka lënë pacientët dhe familjarët e tyre të shkatërrohen shpirtërisht dhe financiarisht, thjesht sepse nuk ka dashur…

Nuk ka më institucione, është vetëm ai. S’ka më procedura, ka vetëm portale që i sajon për propagandën e tij bajate e të shëmtuar…

E në fund, po na tregon që çdo e mirë, çdo shqiptari duhet t’i vijë vetëm, kur dhe pse do ai…

Ky është KRIM, e çdo KRIM duhet ndëshkuar.

Share: