Home KRYESORE Koha e Yjeve… Nga Federico Garcia Lorca

Koha e Yjeve… Nga Federico Garcia Lorca

Përktheu Elona Caslli

Eci lakuriq rrugës

i mbushur me vargje të humbura.

E zeza, e shoshitur nga kënga e bulkthit,

ka zjarrin e zbrazët dhe të vdekur të tingullit.

Këtë dritë muzikore që shpirti e kupton.

Mijëra skelete fluturash

flenë në vathën time.

Rinia me fllade të çmendur

ndodhet mbi lumë.

 

 

 

Share: