Home KRYESORE Muslimane dhe kristiane te Shqiperise mos spekulloni ne emer te Skenderbeut

Muslimane dhe kristiane te Shqiperise mos spekulloni ne emer te Skenderbeut

Nga Seferina Serani

Thirrje per shqiptaret e perkatsise “kristiane”, por me pare, po ju drejtohem “myslimaneve”.

Kush shan e fyen Skenderbeun, sigurisht qe nuk eshte nje « shqiptar! »

Kush kerkon te « tallet » me myslimanet dhe poston neper rrjete sociale fotografi dhe video “me te meta” qyteterimesh, nga bota “myslimane arabe”, me qellim, per te ulur “fene” dominante ne Shqiperi, “myslimanet”, sigurisht, qe, edhe ai, nuk e do Shqiperine, se kjo e fundit, nuk eshte nje “fshat” apo nje “krahine”, por eshte nje Shtet, me nje territor te caktuar, ne te cilen banojne (dhe japin jeten per te), populli shqiptar, qe permban ne gjirin e vet, “dy” nga tre “fete” kryesuese boterore, fene kristiane dhe fene myslimane!

Ai, qe nuk “ndihet shqiptar”, si duket e ka bere “zgjedhjen e tij” dhe eshte i lire, “te shkoje” dhe te jete “shtetas” i çdo vendi te respektuar, arab, por, asnje “arabi”, nuk i lejohet qe (brenda territorit shqiptar), te shaje, shpifi apo ndjelli urrejtje, per emrin, imazhin apo personalitetin e Heroin tone Kombetar, Skenderbeun, (se u beme si kembet e dhise, e “disa”, po perpiqen “te sheshojne malet, per te ngritur halet). Mjaft me!

Gjergj Kastrioti – Skenderbeg, eshte “i shenjte” per shqiptaret “dhe pik”….!!!

Nuk ka nevoje ta diskutojme me tutje, se turpin po ja shtojme shume, vehtes!

Kam edhe nje thirrje per “jo myslimanet!” dhe eshte kjo,

“Nuk mbrohet Skenderbeu, me thirrje, sharje e poshterime kunder fese, se myslimaneve!” Eshte gabim, historik “dhe na ka derguar larg”, ne retrospektive kur bota islame, po ben perpjekje drejt zgjimit dhe kjo eshte nje vlere e denje per tu vleresuar ndersa pjesa tjeter e botes, avancon, ecen drejt progresit. Bota ecen perpara kurse ne bejme pas?

Jemi ne Shekullin e XXI, nderkohe, ne, kemi shkelur mbi vleren tone te madhe me fame universale, “Harmonine Fetare” ku Shqiperia mbante flamurin, per ti rrefyer botes, filozofine paqesore te Kombit shqiptar. Kush e do luften e ndersjellte mes shqiptaresh? Sigurisht humbesit me te medhenj ne historine e lavdishme te shqiptareve, per ekzistence.

Si mund te luftohen shqiptaret? Me vetshfarosje!

Si mund te arrihet kjo vetshfarosje?

Sigurisht, kur shqiptarit ti kesh vrare, legjendat, historine dhe respektin ndaj vehtes!

Kush jane legjendat e shqiptareve, historia dhe respekti i tij, ndaj vehtes?

Patjeter flamuri dhe prijesi qe ju dha kete identitet europian, Skenderbeu, Heroi Kombetar, legjenda me e madhe europiane e epokes se tij.

C’fare i faturojne “humbesit” e tij sot, legjendes sone Gjergj Kastrioti?

Maskra kunder myslimaneve?

Ne “Kuranin e shenjte”, feja myslimane percaktohet si feja e paqes nga ku, vete fjala “Islam” do te thote “Paqe” por ama kjo flet per boten e ndershme islame dhe aspak jo, per ata lloj “myslimanesh” te “Perandorise Osmane” qe e shkelen kete vend dhe e mbajten nen pushtim dhe erresire, plot 5 shekuj, pa anashkaluar se ata, nuk erdhen, si te ftuar, por si pushtues gjaksore!

Konvertuan me dhune e pergjakje popullin shqiptar, nga nje popull i mirfillte europian i perkatesise kristiane, e kthyen ne mysliman dhe deri edhe vete Skenderbeun, qe e rrembyen ne moshe fare te njome nga krahet e nenes se tij shqiptare, Vojsava Kastrioti dhe ne Anadoll e konvertuan ne mysliman, pasi i vrane krejt familjen. Pas ketij akti barbar, cili shqiptar gjoja mysliman, ka fytyre sot, “te shaje” Skenderbeun?

Shqiptari mysliman nuk eshte arab, as turk as dreq, eshte mysliman shqiptar dhe nese per tu falur, ka zgjedhur ti drejtohet lindjes e thote Zotit “Allah” kjo nuk ka te beje aspak me historine dhe legjendat e vendit. Ai qe i sjell bashkimin dhe lirine atdheut, eshte dhe mbetet pergjithmone nje legjende dhe simbol i mbrojtjes se Kombit. Skenderbeu eshte i vetmi qe arriti te bente bashkimin e shqiptareve. Kur ai e beri kete bashkim pjesa me e madhe, ishin myslimane!

Skenderbeu, i perket “te dyja feve” qe perpiqen te “bashkjetojne” ne Shqiperi sepse ai, ne rradhe te pare, ishte i familjarizuar me “te dyja fete”, Islame dhe kristiane. Skenderbeu, nuk ka bere dallime (lereni se ç’fare shpifin e thone sot, qarqet anti-shqiptare). Skenderbeu, i repsktonte, te gjithe shqiptaret se bashku me fene qe ata kishin “perqafuar” Jo me kot, i gjithe populli shqiptar, ishte i “dashuruar” me emrin e atij qe e kishte emeruar si Kryezot te Shqiperise, Gjergj Kastrioti – Skenderbeg.

Normalisht ju, (kristianet), duhej te jeni edhe me shume tolerante, sikurse edhe vete Skenderbeu! Feja juaj ka qene gjithmone me e avancuar dhe e hapur drejt shkollimit dhe arsimimit te njerzve. Te dija deget e fese kristiane, Katolike dhe Ortodokse, kane pasur gjithmone te mundur arsimimin e popullit, kur e njenjta gje, nuk ka ndodhur, per fene myslimane.

Feja myslimane, fatkeqsisht, eshte mbajtur larg shkollimit, sepse, nen erresiren e padijes, populli gjithmone shfrytezohet me lehte, pa rezistence dhe maksimalisht! Askush nuk vetvritet ne emer te fese, nga popuj te perkatesise e besimit fetar kristian”, sepse ata jane te shkolluar dhe si te tille, jane ne gjendje te bejne dallimin nga shfrytezimi. Kurse, myslimaneve te gjore, (flas per vendet arabe), ata, me shumice, “vishen nen bomba” dhe terrorrizojne boten, vetvriten per interesa te te djallzuarve, qe i perdorin “gjoja” ne emer te Allahut – Zot. Pra, ja ku del edhe vete fjale me rime, “Padija – Fatkeqsia!”

Historikish, myslimanet nuk kane pasur, te njenjtin fat, per “hapsire arsimore” sikurse edhe “ju kristianet”. Toleranca nga ana juaj duhet te jete edhe me simbolike, edhe me shpresedhenese, edhe me dashamirese. Eshte shume banale, e pavlere dhe me e lehte “te shash”, por eshte shume (me me vlere) toleranca, dashamiresia dhe perkushtimi, qe me te drejte simbolizohet ne shkrimet e shenjta te bibles! Shfrytezimi i masave te pa-arsimuara myslimane, nga qarqe antishqiptare, eshte me i lehte, “tek myslimanet” qe, me mungese arsimore shkollore nuk kane “dije te mjaftueshme” per te bere dallimet e shfrytezimit qe ju ushtrohet, e ritheksoj, ne “nivel dijesh”.

Eshte detyra e sejcilit nga ju, (kristianet), te tregoheni si tolerante, ashtu edhe dashamire, si “shqiptari per shqiptarin”, pasi, (sipas meje), nuk duhet te humbasim asnje shqiptar ne rrugen tone drejt progresit shoqeror shqiptar, duke “i treguar rrugen” drejt shtetesh arabe, Shtetet arabe, “nuk kane nevoje per shqiptare, por, per “ushtare” dhe makineri lufte, qe te “vrasin” nje dite, vellezerit e tyre te gjakut, pra kerkojne vetem, “mish per top!”.

Mos luani as ju, me mungesen e dijeve ose shkollimin e reduktuar te kultures arsimore, qe kane ndoshta “pak myslimane” dhe qe fare lehte ju jepni edhe titulli “i radikalizuar” pasi, nuk “u punua” me te, vellazerisht e dashamiresisht. Eshte mese principale, “te fitojme betejat”, te prirur nga Dashuria per njeri tjetrin por mbi te gjitha, “per atdheun” qe na bashkon, se sa, nga urrejtja e radikalizmi, qe na ndan. Shqiptaret nuk ishin ne nivel te ulet arsimor, kur dolen nga Diktatura, por ja qe pas tre dekadash del se brezi i kesaj demokracie sharlatane dhe mjerane qe ka mposhtur Shqiperine, i la perseri njerzit ne varferi e mizerje e padyshim, te paarsimuar!

Kjo qe ndodh sot, me “tendencen” e instrumentalizuar nga qarqet anti-shqiptare, (te cilat dihen se kush jane) duke ushtruar, perçarje mes popullit shqiptar, duke paguar e ushtruar “perdhosje” denigruese, per Heroin tone te shenjte qe i dha botes shqiptare, identitet, integritet dhe “liri” te mbuluar me LAVDI. Keto jane shume, per ti anashkaluar qorrazi!

Ti thyeje turinjte nje prej Perandorive “me te frikeshme” te kohes, sikurse asaj “OSMANE” ishte Lavdi nga me te bujshmet epokale! Sot, cilido Shtet qe do arrinte te rrezonte e “te mundte”, analogjiken e Perandorise Osmane (dhe nuk eshte perandori), pra flas per “Shtetin Islamik” ai shtet sot, do te ishte padyshim nje “Shtet i Lavdishem”. Ja qe, edhe pse te bashkuara ne Aleanca ushtarake te fuqishme, te Shteteve Perendimore dhe jo vetem, por, ne kooperime te bashkuara se bashku, nuk po e arrijne dot ta mposhtin e jo me te flasim per “lavdi”.

Ky krahasim, tregon se Strateget e medhenj si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, apo shqiptari tjeter korsikan Napoleon Bonaparte nuk lindin kollaj. Sot epokes i mungon nje “Skenderbej” dhe ne, qe e kemi, nuk duhet ti lejojme asnje “shqiptari” qoft’ edhe “i radikalizuar”, te shkeli, perdhosi dhe denigroje (per llogari te tretesh), figuren e lavdishme te Skenderbeut, sepse, “denigrimin” po ja bejme ne, vehtes.

Ne lidhje me figuren e lavdishme te Skenderbeut, Princit, Strategut dhe burrit qe na dha, aq shume dhe kurre nuk kerkoi gje nga ne, te dyja “Shtetet shqiptare” duhet te nxjerrin mesime, por, edhe ligje te nje nevoje emergjente, per mbrojtjen dhe “paprekshmerine” e nderit te Kombit, qe simbolizohet fort, ne emrin dhe figuren madhore te Gjergj Kastrioti – Skenderbeut.

Ishte Skenderbeu ai, qe na dha flamurin e Kastrioteve (pra, flamurin principates se tij), si piken referuese me te forte, per organizimin, bashkimin dhe ndertimin e Kombit shqiptar si nje pasaporte te lavdishme e identifikuese, per te gjithe ne, shqiptaret, ne mbare boten

Shqiptare, myslimane, katolike dhe ortodokse jeni vetem ne shtepite tuaja dhe ne tempullin tuaj ku shkoni per tu falur ! Ne rruge, ne qytet dhe ne jete jeni shqiptare, shtetas, banore dhe bij te Shqiperise ! Ajo ju ka nevoje te bashkuar rreth flamurit te Skenderbeut, lavdise dhe legjendes se tij, per t’ju dhuruar femijeve tuaj simbolin e forces, dinjitetit dhe shembullit te madh te atdhetarise qe Shqiperia te lulezoje ne Shekuj si nje Komb autokton i lavdishem, per bijte e saj te se djeshmes drejt se ardhmes !

Lavdi te perjeteshme legjendes shqiptare, strategut te paarritshem epokal, Gjergj Kastrioti Skendebeg./Pasqyrimi.com

Share: