Home KRYESORE ONM po bëhet OMGJ ? Nga Ylli Dylgjeri

ONM po bëhet OMGJ ? Nga Ylli Dylgjeri

ONM dje u trasformua gjenetikisht.

Rekomandimet e ONM–së s’po votohen! Rekomandimet po dalin pak me barrë gjatë skanerit që komisioni Kuvendor po i bën.
Marrin nga 1votë dhe po përfundojnë ose në kosh ose te letra me…vrimë në Kuvend!

Mbetet shorti si zgjidhje fundore për organeve te drejtësisë. Por…drejtësia me vrimë është drejtësi e çpuar.

“Të gjitha rekomandimet lidhur me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve te vettingut, do të kryhen nga vëzhguesit ndërkombëtar që janë ose do të emrohen nga ONM – thoshte ndër të tjera në letrën e saj drejtuesja e ONM Genoveva Ruiz Calavera para do kohësh.

Por kandidaturat po bien. Po dalin me cene!

Po transformohen! Në këtë vend të vogël, nuk është e vështirë të mësosh CV-në e kujdo frymori. Në një bulevard kanë kanë kaluar të tërë. Nëse kandidaturat janë zgjedhur me dashuri proçesi ecën me mbarësi. Nëse janë zgjedhur me shkesi atëherë është një tjetër histori.

Pyetja është; Calaver-ja apo dallaver-ja?
Ta hedhim në short.

Share: