Home KRYESORE Prishja e Pallatit në Vlorë, Rama: Do ta bëja 1 mijë herë!...

Prishja e Pallatit në Vlorë, Rama: Do ta bëja 1 mijë herë! Mazallah se do tia dije për paret tona!

Kryeministri Edi Rama ndodhet i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Ai pyet se si ndihet i vetëm në timonin qeverisës.

RamaËshtë një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe pa dyshim edhe sfidë më e madhe sepse nuk ka se kujt t’i lësh fajin. Ashtu sikundër nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëm që disa gjëra nuk bëhen.

Intervista minutë pas minute

Tare: A jeni penduar per prishjen e pallatit ne Vlore

Rama: Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq.

LIVE/ Rama përgjigjet si ndihet i “vetëm në timon”

Tare: Duket sikur nuk po qeverisni, nuk jeni i interesuar për timonin.

Rama: Varet se nga ku e shikoni ju makinën dhe çfarë kuptoni me qeverisjen. Ne kemi nisur procese shumë të rëndësishme që do të kërkojnë kohën e tyre për tu ndjerë nga qytetarët si procesi i shkurtimit të konsiderueshëm të numrit të ndërveprimeve të qytetarëve me zyrar e shtetit, më pak ecejake në zyrat e shtetit, më pak autorizime, më pak shqetësime nga kërkesat për bakshish dhe më pak shpenzime financiare. Kjo është reformë që punojmë intensivisht.

Një pjesë e shërbimeve kanë filluar të kalojnë në sistemin i-albania dhe të jepen online, certifikata mund të merret nga shtëpia. Një pjesë tjetër janë në proces. Mund të sjell shembuj në gjithë sektorët. Kemi bërë projektimin e  një buxheti që na jep mundësinë të kërmi këtë vit volumin më të madh të investimeve publike sa i përket infrastrutkturës. Këtë vit ndërtojmë  80 qendrat e para shëndetësore të standrateve bashkëkohore që janë fillimi i një programi për 300 qendra shëndetësore. Për këtë vit fillojmë shpërndarjen e librave falas për fëmijët nga klasa e parë në të pestën.

Këtë vit ndërtojmë bashkë me fermerët një sërë procesesh të reja ndërveprimesh me shtetin dhe të financojmë programe të reja për prodhimin, agropërpunimin, agroturizimin.

Tare: Ka qenë qeverisja me efikasitet të plotë?

Rama: Sigurisht, patjetër.

Tare: Ka pak kaos nga shkrirja e disa drejtorive dhe Ministrive, a po funksionon ajo, a pati nxitim?

Rama: Asgjë nuk po bëhet me më pak përkushtim dhe më pak cilësi se bëhej më parë. Ajo që duam është të bëhet më me shumë cilësi se bëhej më parë. Sa i përket performancës së përditshme të institucionebe nuk ka pësuar asnjë lloj cënimi si rezultat i rikonfigurimit dhe si rezultat i riorganizimit të brendshëm të mekanizmit të qeverisjes.

Tare: Në zyrat e administratës një pjesë e mirë e tyre nuk e dinë nëse do jenë në punë, do largohen, çfarë do të bëjnë.

Rama: Nuk e di me kë zyra është komunikuar për të marrë këtë informacion. Në zyrat e dikastereve ku kanë ndodhur këto procese jo vetëm njerëzit e dinë por kemi ndërtuar një program të posaçëm trajnimesh për drejtuesit e drejtorive dhe sektorëve në mënyrë që të hyjmë në një fazë të re dhe mekanizmi të hyjë në një ritëm të ri. Do të dojë dhe pak kohë që kjo të ndihet realisht si një rritje cilësie në raport me qytetarët.

Tare: Kanë kaluar katër muajt e parë të qeverisjes, nuk ka kohë për trajnime.

Rama: Për trajnime ka kohë gjithmonë dhe një nga dramat e mëdha të procesit qeverisës të gjithë viteve të shkuara ka qenë mungesa e trajnimeve. Trajnimet, ajo që quhet edukim në vazhdim, i bën çdo qeveri e përgjegjshme vazhdimisht. Trajnimet nuk janë kurse kundër analfabetizimit. Trajnimet janë edukimi  në vazhdim i gjithë organizatave që përbëjnë së brendshmi organizatën e pushtetit ekzekutiv.

Tare: Si është të përdorni i vetëm timonin në qeveri?

Rama: Është një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe patjetër që është një sfidë më e madhe. Nuk ka se kujt ti lësh fajin, ashtu sikundër nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëm me faktin se disa gjëra nuk bëhen sepse politikisht e kemi të pamundur pasi jemi të detyruar nga kushtet e koalicionit.

Tare: Ju ka bërë pak më arrogant, më arbitrar të qenurit në qeverisje i vetëm?

Rama: Besoj që mua personalisht dhe do të dëshiroja të konstatohej tek të gjithë, më ka bërë shumë modest, të vetëdijshëm për barrën dhe shumë të urtë përballë të gjithë problematikave me të cilat ndeshemi.

Tare: Ka edhe deputetë të PS të shqetësuar për faktin se nuk e keni çuar ende tepsinë për skrap.

Rama: Ka deputetë të PS që e kanë më të vështirë sesa të tjerë që ta kuptojnë se ky nuk është një proces për zënie të disave për të marrë disa por ky është një proces modernizimi, nga njëra anë duhet bërë reforma strukturore dhe nga ana tjetër i duhet gjetur punës njeriu. Ne kemi përgatitur një reformë për të gjithë sistemin e drejtimit në nivelin ekzekutiv në Ministritë qoftë në sektorin e arsimit, shëndetësi, bujqësi, gjithë fushës së inspektimeve dhe kjo reformë kërkon patjetër kohën që ka marrë. Përshtatja e burimeve njerëzore është një çështje që nuk është e partisë, është e qeverisë. Në këtë aspekt patjetër që deputetët e PS.

Tare: Zoti Ndreu ka bërë një status.

Rama: Ka edhe të tjerë që janë nën presion për shkak se njerëzit  e partisë në rrethe të ngushta që kanë dhënë edhe kontributet e tyre kërkojnë të gjejnë akses për tu punësuar në shtet por unë nuk mund të harroj për asnjë moment dhe është puna ime në rradhë të parë dhe pastaj e deputetëve që t’ia kujtojmë njëri-tjetrit deri në bazë se kemi marrë një mandat për të modernizuar administratën.

Share: