Home KRYESORE Pse është i dobishëm vetërregullimi i medias për shtypin?

Pse është i dobishëm vetërregullimi i medias për shtypin?

Nga Ariana Bytyci

Duke nxitur krijimin e standardeve, vetërregullimi ndihmon në ruajtjen e besueshmërisë së medias në publik. Kjo mirëpritet veçanërisht në demokracitë e reja, për shumicën e të cilave shtypi i pavarur është një koncept ende i ri.

Vetërregullimi i medias ndihmon që publiku të krijojë bindjen se mediat e pavarura nuk janë të papërgjegjshme.

Ai mbron në të njëjtën kohë të drejtën e gazetarëve për të qenë të pavarur dhe për t’u gjykuar në lidhje me gabimet e tyre profesionale jo nga ata që janë në pushtet, por nga kolegët e tyre.

Kësisoj vetërregullimi i medias është një përpjekje për të vendosur një kulturë politike të demokracisë të pavarur nga forcat politike, dhe që përshpejton gjithashtu kalimin nga një shtyp i kontrolluar nga shteti në një shtyp që është pronë dhe kontrollohet nga shoqëria civile.

Më poshtë në punimin tonë janë vënë në spikamë disa nga çështjet që janë të lidhura ngushtë me Ekonomizimin e Mediave, ku do të trajtohen disa pyetje thelbësore dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me mediat dhe që kanë të bëjnë me ekonomizimin e tyre.

 

 

 

Nga ajo që arritëm të shoshisim dhe të nxjerrim në spikamë, kemi vërejtur se mediat janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e atij procesi të informacionit, i cili në kohën e sotme vjen si prurje nga shumë burime. Kësisoj, në një përpjekje për të maksimizuar fitimet e tyre, kompanitë mediatike janë të justifikuara për t’i dhënë përparësi reklamave në lidhje me përmbajtjen editoriale.

Sipas kësaj, Ligji për Media është  i nevojshëm  deri në një farë mase. Megjithatë shtypi mund ta kryejë rolin e tij shumë të rëndësishëm si kontrollues i qeverisë kur ka sa më pak kontroll nga shteti. Gazetaria  mund të zhvillohet vetëm në një atmosferë ku liria është e garantuar. Mënyra e duhur për të nxitur profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë globale është vetërregullimi.

Në këtë mënyrë mund të  shpjegohet pse kompanitë  mediatike  shumëkombëshe  kanë  një  avantazh ekonomik mbi  konkurrentët  vendas.

E vërteta e kësaj, është se më shumë se në çdo fushë tjetër, kërkesa për besueshmëri, gjithëpërfshirje dhe saktësi në raportimin e informacionit mbi ekonominë, biznesin apo financën del në plan të parë. Zhvillimet e mëdha teknologjike veçanërisht në fushën e komunikimit, internetit, e kanë bërë botën më të vogël ku shumë gjëra kanë  ndryshuar  me shpejtësi, por vetëm një gjë jo: ekonomia dhe biznesi.

 Edhe veprimtaria e bizneseve apo korporatave të mëdha mund të na duket sikur nuk ka lidhje me jetën tonë të përditshme, por  vendimet që ato marrin p.sh., mbi vendin se ku do të ndërtojnë  impiantet e tyre, ç’lloj teknologjie do të  përdorin, sa vende pune parashikohet të hapen, llojet e produkteve që do të prodhohen, etj, kanë impakt  të madh në zgjedhjet që bëjmë dhe në çmimet që duhet të paguajmë për produktet e shërbimet  që blejmë. Për të gjitha këto arsye si dhe për shkak të njëlloj mediatizimi të krizës ekonomike, në kohët e fundit rëndësia dhe hapësira që ka marrë lajmi ekonomik në raport me lajmet nga fusha të tjera ka ardhur gjithnjë në rritje.

Në këtë mënyrë mund të shpjegohen edhe forma të tjera me të cilat kompanitë mediatike, mund të fitojnë para. Siç tanimë dihet botërisht, media është biznes, i cili synon të përfitojë ekonomikisht dhe ndjek synime komerciale. Edukimi mediatik na mëson si konkretisht ndikohen mediat nga pretendimet komerciale dhe ku duken këto efekte të përmbajtjes dhe teknikës në media.

Gazetarët përhapin përditë lajme dhe pamje për një publik të gjerë. Gazetarët informojnë dhe zbavisin, ndërmjetësojnë duke qenë gati “avokatë” për lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit e tyre. Me punën e tyre të përditshme gazetarët ofrojnë një mori informacionesh, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se gazetaria është edhe një biznes, dhe si i tillë vepron brenda një tregu me rregulla të caktuara.

Pavarësisht shumë aspekteve të kritikueshme, mediat kanë arritur të krijojnë mundësi për të realizuar dy funksionet e tyre kryesore, pra nga njera anë të jenë monitoruese dhe kontrolluese të veprimtarisë të pushtetit dhe administratorëve të së mirës publike, dhe nga ana tjetër të arrijnë të jenë instrumenta pjesëmarrjeje të grupeve shoqërore,politike dhe individëve në politike dhe në jetën publike. Dhjetëra tituj gazetash dhe revistash të orientimeve sociale dhe politike të ndryshme, një rrjet i tërë mediash audiovizive, investime të fuqishme materiale në disa kanaletelevizive, mbulimi i territorit shqiptar me sinjal televiziv, dendësia e rrjeteve të ofrimit të lidhjeve në Internet, etj., nuk mund të mos konsiderohen si të dhëna që dëshmojnë faktin se liria e shprehjes dhe demokratizimi i vendit kanë gjetur te mediat një instrument të dobishëm veprimi.

Pavarësisht arritjeve të spikatura pozitive, sidomos vitet e fundit, për arësye të ndryshme sociale, psikologjike, teknologjike dhe financiare, mediat shqiptare kanë shfaqur edhe shenjat e vështirësive ekonomike dhe financiare çka nuk ka lënë pa ndikime edhe gazetarinë që ofrohet, shërbimin cilësor ndaj publikut dhe ka prekur fort edhe statusin e gazetarit. Në një farë kuptimi, dhënia e informacionit falas, sikurse theksojnë studjues të ndryshëm perëndimorë të ekonomisë të mediave, ndërkohë që marrja, grumbullimi, klasifikimi dhe shpërndarja e informacionit po bëhet gjithnjë e më kushtueshme, bën që modeli në fjalë të mos ketë një logjikë financiare tregu.Sipas kësaj, informacionet nga mediat dhe operatorët mediatikë tregojnë se ka një rënie të reklamës.  Në një masë të konsiderueshme, mediat ushqehen financiarisht nga kompanitë jomediatike që u përkasin në pronësi të njejtëve operatorë ekonomikë dhe financiarë.

             Në vijim do të nxjerrim në pah disa mënyra përmes së cilave industria e medias, jep ndihmesë në ekonominë e vendit, dhe nga këtu, e ardhmja e aktiviteteve ekonomike, sociale dhe aktiviteteve tjera është e paimagjinueshme pa përdorim të internetit. Për Kosovën, qasja universale në internet brezgjerë me shpejtësi minimale prej 512 kbps me çmime konkurruese është domosdoshmëri. Megjithatë, zhvillimi i infrastrukturës në gjithë vendin nuk ka qenë i njëjtë, dhe bizneset ngurrojnë që ta zhvillojnë atë në vende të largëta. Në Kosovë njerëzit lidhen në internet kryesisht përmes teknologjive pa tela (zona rurale), ndërsa numri i njerëzve që përdorin rrjetet ekzistuese të telave të bakrit të linjave telefonike është i limituar për shkak të mbulimit të ulët (vetëm në zona urbane).

Qeveria hulumton opsione inovative dhe kreative, duke përfshirë partneritete publike private, mekanizma alternativë të financimit, etj. Nëse konsiderohet si e nevojshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të përgatisë dhe miratojë planin e veprimit për shtrirjen e infrastrukturës brezgjerë me qëllim të ofrimit të shërbimeve brezgjera për banorët, NVM-të dhe bujqit që jetojnë në hapësira jo konkurruese. Në të njëjtën kohë, një nga arsyet që shpeshherë përmendet për mungesën e investimeve është kostoja e lartë në gjendjen e sotme të vështirë financiare.

Përvoja nga shtetet e Bashkimit Evropian tregon se mund të merren masa praktike për t’i mundësuar investimet në një mënyrë me efikase, më pak të kushtueshme – dhe në të njëjtën kohë duke rritur konkurrencën dhe sipas kësaj, është tejet e rëndësishme që të bëhen ndryshimet ligjore ashtu që sistemi aktual ligjor të mos jetë pengesë për përparimin teknologjik, por, përkundrazi, të kontribuojë në të.

Mënyra përmes të cilave industria e medias kontribuon në ekonominë e vendit janë:

 1.Zhvillimi i infrastrukturës së TIK

 2.Zhvillimi i shërbimeve dhe përmbajtjeve elektronike dhe promovimi i shfrytëzimit të tyre.

3.Avancimi i aftësive të banorëve të Kosovës në përdorimin e TIK-ut

4.Fushat tjera problemore:

Objektivi i parë është që të sigurohet zhvillim konsistent në kuptimin gjeografik i rrjeteve të komunikimeve elektronike brezgjera (broadband) në tërë territorin nacional dhe promovimi i përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike (në tekstin e mëtejmë “Objektivi 1 i Prioritetit 1”.

Objektivi i dytë  është që të inkurajohen banorët në shfrytëzimin e shërbimeve publike dhe administrative online, si dhe të sigurohet cilësia e bartjes së të dhënave dhe infrastruktura e funksionimit të sistemeve të kërkimit, duke kontribuuar në zhvillimin e edemokracisë (në tekstin e mëtejmë “Objektivi 1 i Prioritetit 2”).

Është objektiv që të inkurajohen banorët e Kosovës që t’i përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për përdorim të suksesshëm të TIK-ut dhe të përfshihen në Shoqërinë e Informacionit, për të përmirësuar cilësinë e tyre të jetës dhe për të zvogëluar përjashtimin e tyre social (në tekstin e mëtejmë “objektivi 1 i Prioritetit 3”), si dhe të krijojnë kushtet e nevojshme për këtë.

Megjithatë shtëpitë e medias, ngapak arrijnë të ulin kostot e tyre për të rritur fitimet e tyre, ku përvoja e këtyre viteve tregon se utopia e bashkimit kombëtar nuk është e mjaftueshme për të realizuar krijimin e një hapësire të përbashkët komunikimi ndërshqiptar dhe të një tregu të përbashkët shqipfolës.

Nevojitet një qasje ekonomike. Industritë mediatike konsiderohen si ekonomi shkalle dhe si të tilla ato bëhen gjithnjë e më efikase nga pikëpamja ekonomike sa më shumë rritet numri i lexuesve, dëgjuesve, shikuesve apo përdoruesve të një produkti mediatik.

 “Ekonomitë e shkallës –thotë Gylian Doylle- ekzistojnë në ato industri ku kostoja marzhinale është më e ulët se kostoja mesatare.  Kur kostoja e prodhimit të një njësie shtesë bie me zgjerimin e shkallës së prodhimit, atëhere kemi ekonomi shkalle. Perspektiva e krijimit të një hapësire mediatike të njësuar alabanofone është ende e largët. Të jetuarit në realitete të ndryshme politike dhe shoqërore e bën të pamundur krijimin e mediave të fuqishme që operojnë në gjithë hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan. Gjuha, etnia dhe kultura e përbashkët janë elemente që e favorizojnë një integrim të hapësirës mediatike, por si duket nuk janë shndërruar ende në asete ekonomike.

Rritja Ekonomike –eshtë  zgjerimi  i qëndrueshëm  dhe i vazhdueshëm i mundësive  të  prodhimit  e cila kushtëzohet  me  rritjen e faktorëve  të  prodhimit  dhe përmirsimit  të  tyre të vazhdueshëm.

Sot jetojmë në një periudhë që do të shpie në ndryshimin e ekonomisë dhe politikës në vitet e ardhshme, ndërkohë që “Një ekonomi e gjallë është e nevojshme për rritjen dhe stabilitetin e industrisë së medias”. Nuk do të ketë më prodhime të cilat do të mbajnë vulën e vendit në të cilin ato prodhohen, nuk do të ketë më korporataose industri kombëtare, ekonomia kombëtare nuk do të ekzistojë ose të paktën jo në përmasat dhe në kuptimin që ajo shihet sot. Megjithatë edhe sot shumë produkte mbajnëvulën C. E (Komuniteti Europian ). Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre në kuptimin ekonomik, gjeografik kursenjerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve të cilët do të priren më teper kah interesave të tyre duke u larguar kështu nga besnikëria kombëtare.Krijimi i ekonomisë globale mund të sjelli më shumë  pasuri për  të  aftët dhe varfëri dheshkatërrim për të paaftët, kjo do të sillte uljen e nivelit të jetesës në botë.

 

Përparësia ekonomike e drejtimit të një shtëpie mediatike të zotëruar nga një korporatë shumëkombëshe.

Pronësia e mediave në Kosovë është faktor shumë i rëndësishëm për të kuptuar prodhimet gazetareske dhe grumbullimin e lajmeve në vend. Meqë Kosova ka një treg shumë të ri të mediave që u zhvillua tek pas vitit 1999, në kuptimin e mirëfilltë të mediave pluraliste, pronësia është ende shumë e paqëndrueshme kur flasim për aspektin ‘kush çka ka pronë’, por edhe për atë se si pronësia rezulton në ndikim mbi gazetarinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme me zhvillimin e fundit të fenomenit të ‘lajmeve të rreme’ në mjedisin ‘pas së vërtetës’, ku gazetarët janë të ekspozuar ndaj shumë më shumë ndikimeve strukturore, edhe brenda redaksisë, por edhe jashtë nga akterët politik.

Skena e mediave kosovare përfshinë transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe mediat private pluraliste që bien nën rregullat e njejta ligjore, përveç në aspektin e financimit; RTK financohet direkt nga Kuvendi i Kosovës dhe nëpërmjet masave komerciale si reklamave, ndërsa mediat private mbështeten vetëm në vet-financim nëpërmjet reklamave komerciale. Duke patur këtë parasysh, mediat private asnjëherë nuk arritën që të shkojnë përtej pronësive njëjse, për të krijuar partneritete ose rrjete mediale e për të shtuar kështu cilësinë e gazetarisë përtej kufijve kombëtar.

Dikur, në redaksitë e gazetave të mëdha perëndimore flitej për Murin e madh kinez, një simbolikë e ndarjes që ekzistonte midis krahut editorial të gazetës dhe atij menaxherial. Ata që drejtonin gazetën nga ana e biznesit, nuk ndikonin tek ata që drejtonin anën editoriale sepse Muri i madh kinez ishte aty për ta ndaluar këtë gjë. Ky mur proverbial garantonte gazetari të pandikuar nga interesa ekonomike, ndërsa ne sot kemi një gazetari tërësisht të varur nga shëndeti ekonomik i medias, dhe përpjekjet e pronarëve për të përfituar ekonomikisht nga bashkëpunimi me politikën. Kush janë pronarët e televizioneve, cilët janë interesat e tyre ekonomike? Cilët janë gazetarët që drejtojnë një portal (nëse ka)? A janë cituar burime në këtë lajm apo flitet në ajër (siç ndodh shpesh)? A është marrë një qendrim nga pala tjetër apo është lajm i njëanshëm? Cila forcë apo personazh politik përfiton nga emetimi i këtij informacioni? A është e besueshme media që po lexoj? – Këto janë vetëm disa nga pyetjet deri diku të bezdisëshme që lexuesi i thjeshtë duhet t’i bëjë vetes kur lexon një lajm online, pasi në ditët tona, besimi në institucionet e medias demokratike, që garantonin informim të ndershëm e të paanshëm, nuk është më.

Në ditët që jetojmë, shtete të tëra po angazhohen në keq-informim për të ndikuar zgjedhjet përmes mashtrimit. Vini re sesi, edhe në këtë situatë kritike, media është në një rol kyç. Ndaj, nevoja për media profesionale, të orientuara nga interesi publik dhe për një publik kritik, lexues të kujdesshëm dhe të edukuar mediatikisht është më e madhe se kurrë ndonjëherë.

Shkathtësia kontribuon në rritjen ekonomike të industrisë së medias.

Zhvillimi i shpejt në fushën e teknologjisë solli dhe zhvillim në mjetet e komunikimit I cili është një nga komoditetet më të mëdha në ditët e sotme.  Ai është njëkohësisht pasuri, rrezik dhe pushtet, është vlera kryesore në ekonomi e cila ëëon në një shpërhapje edhe mëtë madhe të ekonomisë dhe vlerave që ajo ka.  T’i njohësh bën mirë, mos t’i njohësh këto zhvillime mbetesh pas, u largohesh të rejave të botës dhe dalëngadalë kalon në epokën e gurit dhe që andej sheh trenat që ikin nga stacioni yt dhe t’i humbë ata.

 Në ditët tona pasuria më e madhe nënkupton gjithnjë e më shumë të drejtën për zotërimine informacionit. Diferencimi global që ekziston sot midis atyre që zotërojnë mundësinë të shfrytëzojnë informacionin dhe atyre që nuk e kanë këtë mundësi po bëhet  gjithmonë e më i madh.  Çështja e së drejtës së informacionit do të çoj në rritjen e të mirave dhe pasurive materiale. Zhvillimi dhe zhvendosjet e popullsisë do të ndikojnë duke pasur një efekt  të  pallogaritshëm  në  standartin  botëror, në mjedis dhe në sjelljen e njerëzve ndaj njëri-tjetrit. Globalizmi na prek të gjithve në mënyrë të drejtpërdrejtë.  Përveqë  përfitimeve që sjell dukuria e globalizimit nuk mund të lëmë pa përmendur dhe problemet e shkaktuara nga kjo dukuri. Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi hasen në shumë fusha si: në ekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënieve njerëzore, drogën, krimin e organizuar etj. Falas apo me pagesë duhet bërë qarkullimi i teksteve në internet nga rrjetet sociale apo nga faqet web që janë agreguese të informacionit. Kompjuteri po humbet gradualisht vendin e vet të dikurshëm si terminal informacioni, për t’ua lënë fillimisht vendin smartfonëve dhe tani gjithnjë e më shumë tabletave. Informacioni më i rëndësishëm po bëhet ai që quhet informacion viral, pra ai që qarkullon me më shumë “like” nga një faqe web te tjetri, nga një rrjet te tjetri. Vazhdon lëvizja e tregjeve me shitjet dhe blerjet e start-up – eve dhe e sipërmarrjeve të komunikimit masiv në Internet dhe e mediave lineare. Ideja është e një konkurrence të ashpër dhe e asaj që quhet “mbyllje e tregjeve të komunikimit”. Kompanitë gjigante si Google, Yahoo, Facebook, Microsoft, Apple etj., përpiqen të blejnë sipërmarrjet më të vogla të cilat nga ana e tyre synojnë ose të shiten duke ruajtur pavarësinë në planin e identitetit të tyre profesional, ose të ushqehen nga kapitale të tjera duke hapur fondet e tyre të aksioneve.

Paqëndrueshmëria politike mund të kërcënojë menaxhimin ekonomik të shtëpive mediatike.

 Ekonomikisht, media e re po paraqet një kërcënim të madh për mediat tradicionale. Të gjithë janë ndeshur me ‘triumfalizmin’ e new media (media e re), atyre që njihen edhe si media sociale. Në rastin e Pranverës arabe për shembull, e sidomos gjatë trazirave në Republikën Islamike të Iranit, u përmend edhe togfjalëshi ndjellës ‘revolucion në Twitter’ apo ‘në Facebook’. Këtë primat të medias së re, shumë e zhvendosën me gëzim në kontekste të tjera. Duke harruar megjithatë se konteksti është kryesor në këtë rast. Që do të thotë, Twitter apo Facebook, e bënë punën aty ku mediat tradicionale nuk mundeshin.  Kjo sepse, në rastin e Iranit, mediat ishin të kontrolluara, ndërsa në vende të tjera të botës arabe sektarizmi dhe dhuna ishin aq të forta sa e bënin të pamundur praninë e gazetarëve profesionistë. Kështuqë raportimi i lajmit i mbetej një nëne të re që e shihte ngjarjen tek ndodhte që nga ballkoni i shtëpisë, apo një të riu vendas që gjendej në mes të turmës. Duke ditur këtë, të kthehemi në kushte normale apo laboratorike le të themi, të funksionimit të medias. Shqipëria, besoj, si një vend i lirë i plotëson këto kushte. Duke ditur këtë, le të bëjmë disa pyetje që më duken themelore: A funksionojnë rrjetet sociale si media në Shqipëri? A e kanë zëvendësuar ato në një mënyrë a një tjetër gazetarin dhe rolin e tij në informim? A është Facebook, Twitter apo blogosfera, një alternativë e të themi gazetave, radios, televizionit? Jo në asnjë rast, dhe Jo në të gjitha rastet. Absolutizmi i kësaj sigurie, ndoshta vjen edhe për faktin se unë jam gazetar dhe militoj në mediat tradicionale, e rrjedhimisht më intereson supremacia e tyre. Të gjitha këto janë të vërteta, por jo ndikuese te truizmi i madh se roli i gazetarit dhe gazetari si figurë dhe institucion bëhet edhe më i domosdoshëm bash për faktin se në skenë kanë hyrë mediat e reja.

Përfundime:

Nga ajo që arritëm të shoshisim përmes punës sonë konstatojmë se:

  1. Për të mbështetur dhe arsyetuar përfitimet e tyre kompanitë mediatike, u japin përparësi materialeve reklamuese.
  2. Përparësia e korporatave mediatike shumëkombëshe është në udhëheqje të lehtë ndaj sektorit mediatik vendas.
  3. Edukimi ekonomik i mediave është njëra ndër mënyrat se si kompanitë mediatike më lehtë mund të vijnë tek përfitimet e të mirave materiale.
  4. Rrjeti i internetit, është njëri ndër mjetet e pashmangshme në ekonomizimin me media,sidomos rrjetet e portaleve dhe kanaleve e rrjeteve të ndryshme sociale nga ku ka një qasje më të lehtë deri tek konsumatori i informacionit.
  5. Perspektiva e krijimit të një hapësire mediatike të njësuar alabanofone është ende e largët, që vjen si pasojë e të jetuarit në realitete të ndryshme politike dhe shoqërore dhe e bën të pamundur krijimin e mediave të fuqishme që operojnë në gjithë hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan.
  6. Pronësia e mediave në Kosovë është faktor shumë i rëndësishëm për të kuptuar prodhimet gazetareske dhe grumbullimin e lajmeve në vend.
  7. Zhvillimi i shpejtë në fushën e teknologjisë solli edhe zhvillim në mjetet e komunikimit, i cili është një nga komoditetet më të mëdha në ditët e sotme.

Literatura:

  1. Mega-projects and Risks, Bent Flyvbjerg, f, 12.
  2.  Aristotle, Politics, p, 96.
  3. Riinvest Institute (2003), Politikat tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë, (Raport hulumtues), p.44-49
  4. www.osce.org/sq/fom/31500?download=true
Share: