Home KRYESORE “Qytetari të heq nga puna!”, Ja për çfarë i paralajmëroi Rama mirditorët…

“Qytetari të heq nga puna!”, Ja për çfarë i paralajmëroi Rama mirditorët…

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Rrëshen pasditen e sotme për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Plalformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Teksa trasmenton Live këtë takim me banorët e Rrëshenit në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama u bën apel atyre të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al.

“Platforma “Shqipëria që duam” është instrument i bashkëqeverisjes sonë me njerëzit. Mënyrë e mirë për këdo për të trajtuar me qeverinë drejtpërdrejt një problem konkret që mund të ndodhë në një zyrë, apo për të trajtuar ide e nisma që janë në interes për komunitetin. Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën.

Ne kemi marrë 1640 shqetësime nga njerëz në gjithë Shqipërinë, dhe 1400 prej tyre janë të zgjidhura, probleme të të gjitha natyrave. Ato që nuk kryejnë sic duhet detyrën, shkarkohen. E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët, këtë mund ta bëjmë vetëm sëbashku. Na duhet paralelisht që ne të dimë kush e pengon sot qytetarin në zyra, dhe këtë nuk e marrim vesh nga kontrollet e inspektimet, por vetëm nëse qytetari denoncon rastin me një mesazh përmes platformës. Nuk kemi asnjë rast sot që nuk trajtohet në kohë. Të gjithë ato që trajtohen në platformë, u jepet përgjigjet direkt. Se ankesat nuk shkojnë në institucione të ndërmjetme, por direkt te ministria e drejtësisë,” tha Rama gjatë fjalës së tij

Hipoteka duhet dixhitalizuare gjitha, për këtë nevojitet dhe kontributi i qytetarëve

Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me qytetarët e Mirditës u shpreh se një nga projektet e qeverisë është dhe dixhitalizimi i hipotekës, për këtë duhet dhe një angazhim i qytetarëve. “Për këtë duhet heqja e një zullumi të madh të ngarkuar mbi hipoteka ndër vite. Duhen zgjidhur një sërë çështjesh në gjyakata dhe duhet një punë e miërfilltë profesionale, duke nisur nga hartat, arkivat…etj dhe që hipoteka të arrijë të ketë të dixhitalizuar të gjithë proçesin e punës, që jo vetëm çertifikatën ta nis në mënyrë elektronike, por të gjithë dokumentacionin. Edhe në këtë pikë duhet ndihma e qytetarëve, të cilët duhet ta zgjidhin hallin përmes kësaj platforme, pasi kështu hiqet zullumi. Jo përmes mikut, nuk funksionon më kështu. Nuk duhen qytetarët të gjejnë mikun, të gjejnë paratë, por mjafton të aplikojë tek platform dhe përmes kësaj platforme nuk fiton vetëm dokumentin qytetari, por dhe heq nga puna atë punonjësin që nuk përgjigjet pa mik dhe pa lek nëndorë. Dhe nënpunësit, administrate, duhet ta ketë të qartë, që nga puna stë heq vetëm ministri, drejtori…etj, por të heq qytetari”, tha Rama.

Share: