Home KRYESORE Shehu: Kryeministri vazhdon të “shkallmojë” shëndetësinë; Edhe dje në Asamblenë e PS

Shehu: Kryeministri vazhdon të “shkallmojë” shëndetësinë; Edhe dje në Asamblenë e PS

Z.Rama hodhi tymnajen e radhes,leshoi ne treg risine “mrekulliberese”: infermieret e te gjithe institucioneve do te perzgjidhen me nje “seleksionim” qendror. Harroi…,shendetesine falas”.

Ide utopike e minimaliste, produkt i nje vizioni ekstremisht centralist , i rrezikshem e bllokues ky per te gjithe sistemin.

Nuk eshte detyra e nje Kryeministri te nje vendi me ekonomi tregu te perfshihet ne kete forme edhe ne emerimet e infermiereve ne vend, duke e perdorur si zgjidhje.

Detyra e tij eshte e kunderta: te paraqese politika stimuluese e decentralizuese te sistemit per daljen nga varferia ku e ka futur sot, duke krijuar se pari nje sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.

Detyra e tij eshte te decentralizoje spitalet drejt konceptit “spitali ndermarrje”, te shtyje sistemin paresor me larg se decentralizimi drejt “profesionistit te lire”, te integroje institucionet private me sistemin publik, te flase per “tregun e shendetit”, rritjen e numrit te shtreterve, te mjekeve (nje “specie ne zhdukje” kjo), pra per permiresimin e cilesise se sherbimit, qe sot e ka cuar te fundit ne Europe.

Fatkeqesisht Z.Rama dhe Rilindja ne teresi, vazhdon te beje te kunderten, duke na shtyre keshtu drejt kolapsit te plote te sistemit shendetesor, duke e kthyer ate neser ne nje hapesire bosh, me vetem disa “koncesione” qindra milioneshe Euro perqark.

Share: