Home KRYESORE Si i kujtoj Tanin e Topit, Sami Gjergjin e disa prej pionierëve...

Si i kujtoj Tanin e Topit, Sami Gjergjin e disa prej pionierëve të sipërmarrjes shqiptare sot pas njëzet e ca vjet?!

Nga Kasem Seferi

Në fillimvitet e brishtë të tranzicionit shqiptar 1991 – të e deri në fillimvitet 2000 – jë kam njohur nga afër disa prej pionierëve të sipërmarrjes shqiptare, për të cilët dua të shkruaj këtë “përkujtimore” të vogël, pikërisht tani që po mbushen gati tridhjetë vjet.

Do ta desha ta nis me të njohurin si Tani Topit që për fat të keq nuk rron dhe do të doja të mbaroja me Behar Malen, me të cilin punova dy vitet e fundit para se të dilja në pension.

Një histori kjo që po tregoj më poshtë të trishton kur mendon se sa të tillë ka (që nuk i kam njohur) dhe sa të tillë do të kishte po të kishim ndërtuar shtet, po të mos shtrembëronim tregun, po të degjeneronim politikisht: në një demokraci iliberale dhe po të mos … ishim sikundër jemi në tranzicion.

Tani i Topit

Dritan Hoxha, rioshi që erdhi në një nga mesditët e vitit 1992, kur unë isha isha i ngarkuar nga Zoti Genc Ruli dhe Robert Çeku (përkatësisht Ministër dhe Zv/Ministër i finanvcave) të merresha me llojet e lojrave të fatit, për hir të faktit, që kisha qenë drejtori i parë i Totofutbollit/Totocalcio – s shqiptare, ndesha me një djalë simpatik, flokëmbledhur prapa shpine, me një buzëqeshje të jashtëzakonshme.

Kujtova se ishte i huaj dhe i thashë: “Da dove viene?”.

U befasova!

Jam shqiptar emigrant në Itali. Jam Tan Hoxha nga Lapraka, komshi/gjiton (K.S.) me Aleksandër Meksin te fabrikatet.

Zoti Ruli po vinte në zyrë atë cast dhe më tha: “Ç’thonë të huajt Kasem?!”.

Nuk pata kohë t’i përgjigjem sepse Tani po e ndiqte, me një mënyrë të çuditdshme me sy duke më pyetur:”Kush është ky?”.

“Ministri i Financave, Zoti Gen Ruli.”, iu përgjigja.

NË ATË KOHË NUK KISHTE MUNDËSI PËR TË REGJISTRUAR KËTO NGJARJE.

Tani, më njohu me shokët e tij Edin, Kelin, “Zeshkanin” dhe plot të tjerë.

TANI ishte pilot për HAPSIRËN KOZMIKE!

Më kujtohet një rast kur më priste në fund të orarit të punës dhe më tha: “Do të shkojmë të marrim Vjollcën te  rruga “Mihal Grameno”. Përfunduam në Laprakë, pa kuptuar asgjë dhe më futi në një apartament në katin e parë të shtëpisë së tij të feminize, ku më mbetën (përjetë) në mendje:

  • fotografia e një burri simpatik me mustaqe (babai);
  • një grua në moshë me një buzëqeshje të rallë në mirësi;
  • një fëmijë e vogël (LORI SOT) dhe një grua që … zonjë (Ishte Zonja Vjollca); dhe
  • një dhomë me lojra fati plot.

TANI (ashtu siç do të kuptoja, për fat të keq, shumë më vonë viteve që rridhnin, ishte një sipërmarrës (natyrisht jo vetëm ai që e njoha aq shumë) që me dijet që do të merrja duke studjuar, do të ishte më TIPIKU I nobelistit (nxënësit të Lwduig von Misses) IZRAELI. M. KIRZNER (babai i nismave të studimit mbi sipërmarrësit), shpirti i mundshëm i çdo shqiptari që shkëlqeu dhe ose nuk shkëlqeu në Shqipëri.

KËTU, NË NDËRGJEGJEN TIME, KAM NGRITUR NJË PYETJE:

Ne të tjerët, çfarë bëjmë, për t’i ndihmuar këta SIPËRMARRËS?!

Por, sa janë të tillë sipërmarrës!!!

Që unë nuk i njoh të gjithë nuk është fatkeqësi. Fatkeqësi është të mos njohësh shpirtin e sipërmarrësit shqiptar.

LEXONI KUJTIMET E ISMAIL QEMAL BEJ VLORËS!

LEXONI KUJTIMET E EQREM BEJ VLORLËS!

LEXONI KUJTIMET E SYRJA BEJ VLORËS (BABAIT TË EQREM BEJ VLORËS)!

Bënin biznes me Europën (furnizuan Parisin me grurë në kohë krize – Obobobo një tabu e paparë).

AMERICAN DREAM!

KY ËSHTË SHQIPTARI!

Por, jo në Shqipëri!

SHKOI E SHKUARA, JEMI NË TË TANISHMEN, DUAM TË ARDHMEN O ZOT!

POLITIKANË!

Sipërmarrësit mos i bëni politikanë! Nuk kanë lindur për këtë lëmë!

POLITIKANË!

Këshillohuni me sipërmarrësit se çfarë mund të bëjë SHQIPËRIA për TREGUN EUROPIAN E MË GJËRË NË QOSHET E TREGUT EUROPIAN!

Unë personalisht, kam njohur;

Dritan Hoxhën,

Sami Gjergjin,

Ferdinand …

Vasil …

Vilma …

Dhe,

Një PROFESOR:

BEHAR MALEN!

Njeriun që njoha nga afër në të gjithë ngjarjet e këtare viteve dhe që më “ngërtheu” në të vërtetat e

SIPËRMARRJES, duke më diktuar edhe në gjumë vetëm një thirrje:

NE E BËJMË SHQIPËRINË!

Jo unë.

P.S.

Me adhurim të veçantë, përshëndes të sipërmarrësit e Shqipërisë që nuk munda t’i njoh dhe t’i përmend në këto pak fjalë zemre.

Kasem Seferi

Share: