Home KRYESORE “Të mbrojmë çdo grua në situate dhune”, mesazhi i ministres për studenten...

“Të mbrojmë çdo grua në situate dhune”, mesazhi i ministres për studenten e vrarë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dënuar ashpër vrasjen e studentes 21-vjeçareje nga Fieri.

Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë u vra dje përpara QSUT-së, pasi kishte refuzuar lidhjen me Aldison Belulaj.

Ky i fundit e qëlloi për vdekje vajzën e re, më pas qëlloi edhe veten dhe tashmë është në gjendje të rëndë në spital dhe raportohet qe e kishte paraljmeruar kete akt makaber tek kusherijnte e vajzes.

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, shkruan ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ne twitter.

Share: