Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Video/Berisha: Akuza të forta për Olsi Ramën dhe Ambasadoren Vlahutin

Video/Berisha: Akuza të forta për Olsi Ramën dhe Ambasadoren Vlahutin

Deputeti demokrat Sali Berisha, I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani ka prekur edhe një herë heshtjen e Ambasadores së BE Romana Vlahutin lidhur me kanabizimin e vendit.

“A e keni dëgjuar ndonjëherë këtë  Ambasadore të Bashkimit Europian të përdorë fjalën kanabis. I kam këtu 5 udhëtimet që ka bërë Olsi Rama me makinën e përshtatur për të transportuar drogën e Xibrakës. A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë zonjë, por Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin”, u shpreh Berisha.

Ai ka shkuar edhe më tej teksa ka pohuar, se të paktën në dy raste, tek rasti Doshi dhe Prenga, ambasadorja e BE-së nuk ka lujatur rol pozitiv kundrejt opozitës.

“Aramando Prenga shkon e qëllon tjetrin me revole në derë të shtëpisë. Shkon dhe qëllon tjetrin në komisariat. Dhe në Bruksel u thuhet miqve tanë se e ka nxitur opozita për të bllokuar reformën në drejtësi. Nëse përdoret pushteti për të sulmuar opozitën është akti i fundit që mund të bëhet”, tha Berisha./Opinion.al

Share: