Home KRYESORE Vjen denoncimi i parë për institucionet e reformës në drejtësi, çfarë tha...

Vjen denoncimi i parë për institucionet e reformës në drejtësi, çfarë tha konkurentja për procesin

Vjen denoncimi i parë publik lidhur me zgjedhjen e organeve të reja të Reformës në Drejtësi.
Enida Bozheku, një juriste që ka konkuruar për këshilltare ligjore dhe nuk ka fituar, deklaron se ka patur parregullsi gjatë këtij konkurimi.
E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, juristja Bozheku e diplomuar në universitetin “La Sapienza” të Romë tha se nga 200 konkurentë fituan 7 por pakënaqësitë mes konkurentëve ishin të mëdha.
“Ka patur mospërputhje të disa fituesëve të kohës që ata kanë ndjekur shkollën me kohën e punës” tha Bozheku duke shtuar se kjo duhet t’i skualifikonte atë që në paraqitjen e dokumentacionit. Më datën 27 dhjetor doli njoftimi sipas të cilit u bën publikë fituesit.
Ja njoftimi:
Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me vendimin nr.14 datë 27.12.2017, ora 14:14, vendosi të emërojë në pozicionin e këshilltarëve ligjorë kandidatët si më poshtë:
1. Betula Toto
2. Denis Roka
3. Eglantina Bakiu
4. Jonida Hoxha
5. Odise Xhelita
6. Olivia Hoxha
7. Olsa Nikolla
Share: