Home KRYESORE Xhafaj sqaron marrëdhëniet me Ramën pas shkarkimit të Haki Çakos

Xhafaj sqaron marrëdhëniet me Ramën pas shkarkimit të Haki Çakos

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për sigurinë në vend. Më pas Xhafaj foli dhe për procesin e Vettingut dhe për shkrakimin e Haki Çakos nga detyra.

Pjesë nga intervista

Z.ministër, si e shpjegoni ju faktin që drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako qëndroi në detyrë kur segmente jo të parëndësishme të Policisë së Shtetit ishin njollosur me hashashin etj?

Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Në media flitej për përplasje mes Ramës dhe Xhafaj

Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja.

Sulmet e opozitës, si ndikojnë në punën tuaj?

Kjo është një gjë normale, deri këtu nuk ka asgjë. Pastaj pjesa që ka të bëj me sulme të motivuara politikisht për të shpifur apo për të hedhur balë, por më bën akoma më të motivuar dhe i përbuz. Kur e shikoj këtë tek disa njerëz, dhe tani shikoj se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë në vetvete, nuk kam asnjë lloj ndjesie. Shpesh herë ndjej një lloj përçmimi.

Share: