Home KRYESORE Zyrtare/ Ben Blushi merr drejtimin e Top Channel

Zyrtare/ Ben Blushi merr drejtimin e Top Channel

Nga sot politikani, gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi do të drejtojë televizionin Top Channel. Lajmi është zyrtar nga kjo media e cila shkruan se Vjollca Hoxha e ka prezantuar Blushin me drejtuesit e departamenteve të Top Channel.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse”, është shprehur ajo.

Blushi pak kohë më parë hoqi dorë nga partia “Libra” që vetë e themeloi duke iu rikthyer medias që e kishte lënë 20 vite më parë për politikën.

Share: