Home KRYESORE Basha: Edi Rama, 20 vjet që planifikon kullë tek Teatri, e paralajmëroj...

Basha: Edi Rama, 20 vjet që planifikon kullë tek Teatri, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi

Lideri demokrat, Lulzim Basha duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të PD, tha se si fillim do të dorëzohet kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Më pas ceku edhe dy problematika të ditës, siç është protesta e artistëve të Teatrit Kombëtar dhe protesta e pedagogëve të UT që s’kanë marrë pagat.

Ai paralajmëroi kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti i ndërtimit të një kulle në Teatrin Kombëtar. “Kemi diskutuar dhe dy çështjet të tjera të aktualitetit, pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF tani i janë sulur artistëve. Shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale për kauzën e drejtë të artistëve.

Teatri nuk mund të jenë tullat po artistët, teatri është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke u shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë tek TK, e paralajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin dhe me teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, se ata janë teatri”, tha Basha.

Share: