Home KRYESORE Berisha: Drejtorit të Policisë së Tiranës i grabitën 500 mijë euro në...

Berisha: Drejtorit të Policisë së Tiranës i grabitën 500 mijë euro në shtëpi

Ardi Veliu, numri një i policisë së Tiranës është emri më i lakuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos. Por, ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke thënë se kandidatit për drejtor të përgjithshëm i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shkruan se pas kësaj ngjarje Ardi Veliu ka rënë në një depresion të thellë. Sipas një qytetari, Veliut gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë i janë grabitur 5050 mijë euro, ndërkohë që në polici denoncoi për vjedhjen e 12 milionë lekëve, pasi nuk mund t’i justifikonte paratë e tjera. Ndërkohë qytetari thekson se që prej asaj kohe Veliu ka kaluar në depresion dhe është duke marrë ilaçe.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Kandidatit për narkodrejtor të përgjithshëm të narkopolicisë i kanë vjedhur në shtëpi 550 mijë euro! Ai ra në depresion të thellë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Dr .Uroj të jeni mirë. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do jetë Ardi Veliu. Por nga Informacione 100 për qind të sigurta karriera e Ardi Veliut lë shumë për të dëshiruar, pasi në gusht të vitit 2013 në kohen që Ardi Veliu ishte Drejtor i Policisë Bashkiake Vlorë i vidhet shtëpia e tij në Vlorë. Në denoncimin që bëri në atë kohë në Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 milionë lekë të vjetra. Por e vërteta ështe se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi në atë kohe vuri shpërblim 100 mije euro kush gjen hajdutët, por shumën e saktë nuk mund ta deklaronte në polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte. Pas vjedhjes së shtëpisë Ardi ka kaluar në depresion dhe merr ilaçe depresioni dhe sot e kësaj dite dhe për këtë kohet e fundit ka pësuar tre infarkte dhe këtë dinë shumica e punonjësve të policisë. Kërkoj që ky informacion të bëhet publik, duke ruajtur anonimatin..”

Share: