Home KRYESORE Buenos Aires … Nga Jorge Louis Borges

Buenos Aires … Nga Jorge Louis Borges

Paris may 20. File photo: argentinian writer Jorge Luis Borges (1899-1986 ). Photo by Ulf Andersen / Getty Images

Përktheu Elona Caslli

Dhe tani qyteti është një hartë
me kaq shumë dështime dhe poshtërime.
Nga kjo derë, kam soditur perëndimet e diellit.
Përballë këtij mermeri kam pritur kot.
Këtu, e djeshmja e vagëlluar dhe e sotmja e kulluar
nuk m’i kanë kursyer historitë e zakonshme
të çdo fati.
Këtu hapat e mi endin
labiritin e tyre të pallogaritshëm.
Këtu, muzgu i përhimë pret
frutin, që mëngjesi duhet t’ia japë.
Këtu, hija ime do të humbasë,
do të lexojë,
në hijen e pakuptimtë
përfundimtare.
Na bashkon frika
dhe jo dashuria.
Ndoshta për këtë
unë e dua aq shumë.

Share: