Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Edhe pse me te pakte se zakonisht, Çamët në protestë: Transparencë për...

Edhe pse me te pakte se zakonisht, Çamët në protestë: Transparencë për negociatat me Greqinë

Edhe pse me pjesemarrje modeste ne raport me organizimet e meparshme Shoqata Cameria dhe PDIU protestuan edhe sot me pankartat “Çamëria është Shqipëri”, ata kërkojnë transparencë për procesin e negociatave Shqiperi – Greqi.

Tahir Muhedini, president nderi i çamëve, tha se nuk mund ta marrin vesh çamët nga Ministri grek që s’është diskutuar asgjë për ta dhe se Ministria e Jashtme nuk mund të jetë aq e mbyllur në lidhje me këtë çështje të rëndësishme dhe sigurisht qe ka te drejte absolute.

Shpëtim Idrizi në fjalën e tij gjatë protestës së organizuar sot ka garantuar grekët se camët nuk duan prona, ata duan ndjesë dhe atdheun e tyre.

“Ne kërkojmë një falje të madhe publike për mijëra shqiptarë të Çamerisë që u vranë në shtëpitë e tyre, kërkojmë të kthehmi në vatrat tona. Nuk duam prona, duam atdheun tonë që është Çamëria. Ne duam që arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar. Dua t’i bëj një thirrje popullit grek dhe kryeminsitri grek: Ne nuk duim të ndryshojmë kufijtë por duam një ndjesë që të kemi mundësinë të falim, kërkojmë të jemi dy popup miq sepse ndryshe do të jemi për ta ndërgjeja e tyre e vrarë. I drejtohem i detyruar Presidentit të Greqisë, ai flet për të drejtat e njeriut kur ka përzënë të gjitha minotritet“, tha Idrizi.

Idrizi pat mesazh politik edhe per Bashën, Ramën, Metën, dhe Bushatin:

Idrizi ka kërkuar nga lideri i opozitës, Presidenti Meta, ministri Bushati dhe Kryeministri Rama që t’u rikthejnë shqiptarëve dinjitetin ndërsa ka theksuar se nga marrëveshja duhet të përfitojë edhe Shqipëria, jo vetëm Greqia.

“Për Ramën dhe Bushatin të vrarët në Shqipëri nuk janë njelloj me grekët? Jam i bindur dhe ja lë Zotit sepse ai do të tregohet më i drejtë se sa ky soj që janë gjallë. Jemi këtu të bindur që deti, toka, atdheu, varrezat nuk janë të pushtetarëve. Ne nuk mund të negociojmë integritetin e Shqipërisë, ne vetëm mund ta ruajmë me identitet dhe t’ia trashëgojmë brezave. Duam dialog dhe jo marrëveshje që zgjidh vetëm problemet e Greqisë. Çamëria është makthi i kokave të shtetërore të Greqisë. Basha, Meta, Rama, Bushati, e keni për detyrë t’i jepni shqiptarëve identitet“, tha Idrizi!

Share: