Home KRYESORE Çollaku: Fëmijët e Tiranës u ‘thanë’ për bukë, Veliaj ka reduktuar ushqimin...

Çollaku: Fëmijët e Tiranës u ‘thanë’ për bukë, Veliaj ka reduktuar ushqimin në çerdhe dhe kopështe

Këshilltari i PD-së, Kreshnik Çollaku në një postim në Facebook, ka publikuar menunë për fëmijët e kopështeve dhe çerdheve në Tiranë. Sipas Collakut, menuja është ndryshuar dhe se nga kjo javë fëmijët konsumojnë gjithmonë e më pak ushqim në kopshte.

Çollaku akuzon Bashkinë se ka reduktuar kuotat për të hedhur paratë në pisha dhe palma…

Reagimi i plotë:

“Nje tjeter skandal ne Tirane.
Sot nje grup prindesh na kane kontaktuar.
Shqetesimi eshte i pabesueshem por i vertete.
Prindet ankohen se ne kopshtet publike,qe administrohen nga Bashkia Tirane,kuota ushqimore per femijet eshte reduktuar ndjeshem.
Nga menuja ushqimore jane hequr produketet ushqimore kryesore.
Femijet nuk konsumojne ushqimin. Femijet kthehen ne shtepi te uritur dhe te paushqyer.

Askush nuk mund te imagjinonte nje ngjarje te tille.
Bashkia e Tiranes nuk mund te detyroje diete per femijet e moshave 5-10 vjec.
Kjo ose eshte nje Idiotesi Totale,ose eshte nje akt kriminal.

Idiote eshte ideja qe te detyrosh femijet te ruajne linjat duke i detyruar te konsumojne vetem barishte e zarzavatë.
Kriminale eshte nese me reduktimin e kuotes ushqimore te femijeve..dikush ose disa fusin duart ne fondet te dedikuara per ushqimin e femijve te kopshte e cerdhe te dedikuara ne buxhetin e vitit te miratuar me vendim te Keshillit Bashkiak.

Bashkia e Tiranes qe harxhon 2.5 milion euro per Palma e Pisha…nuk mund te nxjerre kete harxhim duke reduktuar kuotat ushqimore te femijeve me kopshte e cerdhe.”

Share: