Home KRYESORE Erdogan trondit: Perandoria Osmane nuk do vdesë kurrë, tani kemi ndryshuar vetëm...

Erdogan trondit: Perandoria Osmane nuk do vdesë kurrë, tani kemi ndryshuar vetëm formë!

“Republika turke është një vazhdimësi e Perandorisë Osmane”, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan më 10 shkurt.

“Republika Turke, ashtu si shtetet tona të mëparshme që janë vazhdimësi e njëra-tjetrës, janë gjithashtu një vijimësi e otomanëve”, vazhdoi Erdogan në Pallatin “Jildiz” në Stamboll, gjatë ceremonisë përkujtimore që shënoi 100 vjetorin e vdekjes së Sulltanit Abdulhamid II.

“Sigurisht që kufijtë kanë ndryshuar. Format e qeverive kanë ndryshuar, por esenca është po ajo, shpirti është i njëjtë, edhe institucionet janë të njëjta”.

Erdogan shtoi se Sulltani Abdulhamid ishte një nga “më të rëndësishmit, vizionarët dhe mendjet strategjike” që la shenjën e tij në 150 vitet e fundit.

Sulltan Abdulhamid II, ishte djali i Sulltanit Abdulmecid, i cili vdiq në vitin 1918 dhe ishte sulltani i 34-ët i Perandorisë Osmane.

Share: