Home KRYESORE Horoskopi, 12 shkurt 2018

Horoskopi, 12 shkurt 2018

Dashi
Kuadri yjor, me Mërkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhet të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

Demi
Duket se do të jetë një ditë e mirë për aktivitetin tuaj dhe për fushën profesionale në përgjithësi, por kujdes me shpenzimet, sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë por i sigurtë progresi.

Binjakët
Pritet një ditë mjaft e mirë me Mërkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.

Gaforrja
Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papërqëndruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.

Luani
Keni një mori planetesh ju favorizojnë por hapni sytë, nuk duhet të nënvleftësoni kundërshtarët, që nuk i keni të paktë . Jeni paksa të irritueshëm? Ndoshta është ndikimi i Hënës agresive.

Virgjëresha
Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e e Afërditës në orbitë.

Peshorja
Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.

Akrepi
Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë impenjime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t’i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.

Shigjetari
Marsi përsëri dominues në shenjën tuaj mund t’ju sjellë ndonjë prapësi” të vogël, por nga ana tjetër stimulon shumë edhe ambicjen tuaj për të realizuar diçka apo për të arritur objektivat.

Bricjapi
Sot pritet një ditë mjaft e lodhshme dhe ritmet e larta të punës mund të jenë sfilitëse, por nuk do të mungojnë edhe sodisfaksionet. Gjendja juaj psikofizike duket se është në lartësinë e duhur.

Ujori
Një kuadër yjor kaq pozitiv keni shumë shanse sidomos në planin profesional dhe në biznes (për ata që kanë). Nga ana tjetër, duket shumë interesante edhe fusha sentimentale.

Peshqit
Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë edhe për të lindurit e kësaj shenje dhe priten ndryshme të ndjeshme në fushën profesionale. Mund t’ju takojë sërish të shpenzoni shumë.

Share: